Aktorja e njohur e Hollywood-it, Kelley Mack, e njohur për rolin e saj në dramën post-apokaliptike The Walking Dead, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare.
Mack ndërroi jetë në qytetin e saj të lindjes, Cincinnati, pas një beteje të gjatë me gliomën, një lloj i rrallë tumori që prek trurin ose palcën kurrizore.
Aktorja nisi karrierën në aktrim që në fëmijëri dhe arriti të fitojë vëmendjen e publikut me performancat e saj të natyrshme dhe emocionale. Përveç The Walking Dead, ajo u shfaq edhe në disa filma të shkurtër dhe miniseriale televizive, duke përfshirë Unusual Suspects (2015), Not Your Average Joe (2016), dhe Unscreëed (2016).
Lajmi për ndarjen nga jeta të aktores ka prekur fansat dhe komunitetin artistik, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale.
Lini një Përgjigje