VIDEO: Sherr i dhunshëm në plazhin ukrainas, vajzat përleshen për këngën ruse

6 Gusht 2025, 09:56Lifestyle TEMA
VIDEO: Sherr i dhunshëm në plazhin ukrainas, vajzat përleshen

Një përleshje në plazh shpërtheu në Odesën e shkatërruar nga lufta, kur dy vajza të veshura me bikini u përplasën dhe u rrëzuan përtokë.

Mediat e huaja raportojnë se gjithçka ka nisur pasi në një nga lokalet aty pranë u luajt muzikë ruse.

Në Ukrainë ekziston një ndalim për luajtjen në publik të muzikës ruse për shkak të pushtimit të urdhëruar nga Vladimir Putin, megjithëse arsyeja e saktë për këtë "free-for-all" nuk është konfirmuar.

Videoja fillon me dy gra që tërheqin nga flokët dhe qëllojnë njëra-tjetrën me grushte. Skena më pas shndërrohet në një përleshje masive, ndërsa të tjerat bashkohen në përleshje. 

Gjithashtu, dy burra me rroba banje mund të shihen duke iu afruar atyre për të ndaluar sherrin dhe për t'i tërhequr nga njëri-tjetri. Kurse nga një kënd tjetër, dy burra mund të shihen duke u rrahur ndaras, pasi njëri përpiqet ta tërheqë tjetrin nga përleshja.

Mediat televizive Strana, e cila anon nga opozita, pretenduan se “konflikti lindi për shkak të muzikës ruse”.

Rajoni i Odesës është përballur me më shumë se 700 sulme ruse gjatë luftës, e cila filloi në shkurt të vitit 2022. 

5 Komente

  1. H
    Happy Gilmore 2

    Kjo eshte lufta e vertete, lufte tangash

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lufte koti

      Po c’lufte zeza keto femra Allah Allah si te perdala , se kane ndjere luften fare ato ne kete lloj vidio ashtu duket me ato bikini ? Cunat per Marshalla I paska Ukraina me veshje normale , femrat i paskan mare kote Zelenskit ? Prandaj thone Sheri vjen nga grate , duhet te ishin me te rezervuara dhe per momentin qe Po kalon Ukraina ? Zoti ju dhente mende femrave te Ukraines.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yyyp xhixhi

        Me tanga janë motrat e cenosumës dhe ganiut, qe tërbohen nga muzika ruse! Yyyp xhixhi, ëë më ju lumt duci, kjo është lufta e vertet.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Palikari

          made ine Mercedez benz from Ukrahina

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jo te gjitha lajmet jane te verteta

            Une e dija qe jane në lufte keto qenkan ne plazh.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje