VIDEO/ Mbushi 100-vjeçe, e moshuara plotëson dëshirën e fundit, hidhet me parashutë

5 Maj 2022, 12:26Lifestyle TEMA

VIDEO/ Mbushi 100-vjeçe, e moshuara plotëson dëshirën e

Një e moshuar nga Florida festoi ditëlindjen e saj të 100-të duke provuar diçka të re.

Raymonde Sullivan, e cila shërbeu në vijën e parë të frontit si infermiere në Luftën e Dytë Botërore, u ngjit në qiell të hënën së bashku me parashutën e saj për herë të parë për të festuar ditëlindjen e saj të 100-të.

“Unë kurrë nuk e kisha bërë atë dhe kam bërë shumë gjëra në 100 vjet, kështu që mendova se duhet ta bëj sa të mundem,” tha Sullivan për ËPTV . “Është e frikshme, do të thosha”.

Sullivan tha se vendosi që hera e saj e parë që hedhja me parashutë të ishte gjithashtu e fundit.

Pasi u kthye në tokë, Sullivan festoi ditëlindjen e saj me miqtë dhe familjen në The Castle në Fort Pierce./abcnews.al

Lini një Përgjigje