VIDEO/ Meta ‘frymëzohet’ nga stërvitjet intensive: Po përgatis paketë speciale për të mbështetur ata që hapin palestra

15 Prill 2024, 10:47Politika TEMA
VIDEO/ Meta ‘frymëzohet’ nga stërvitjet intensive: Po

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kohët e fundit është mjaft aktiv në rrjetet sociale duke publikuar video teksa stërvitet në palestër.


Stërvitja është kthyer tashmë në një rutinë për Metën, i cili duket se është ‘frymëzuar’ gjatë ushtrimeve edhe për programin politik të partisë që drejton.

Me një video të re nga palestra, Meta thotë se ekipi i Partisë së Lirisë po punon për të prezantuar një paketë për të mbështetur ata që hapin palestra.

Qëllimi i kësaj pakete sipas Metës ka në fokus mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Në kushtet e asgjësimit të hapësirave të gjelbërta dhe sidomos të terreneve sportive, për qëllime të ndërtimit të shfrenuar dhe betonizimit të kryeqytetit e Durrësit dhe qytete të tjera, palestrat kanë mbetur e vetmja zgjidhje për shumë të rinj, të reja, gra qytetarë për t'u ushtruar me qëllim mbrojtjen e shëndetit.

Garantoj se shumë shpejt PL do ketë një PAKETË SPECIALE për mbështetjen e të gjithë atyre që investojnë për ndërtimin e palestrave dhe mirëmbajtjen e tyre.

Ekipi ynë po përgatit një paketë speciale në mënyrë që t’u vijmë në ndihmë të gjithë të rinjve, të rejave, grave e qytetarëve që të mbrojnë shëndetin e tyre në këto palestra”, shprehet Meta.

 

5 Komente

  1. X
    Xhevati

    Bèj qejf...me keta mender spakistè qè kemi ti dhe fekale si ty, do bejnè "kokrèn e qejfit" si gjithmone...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi ZZ, NYC

      O Damlla Meta, kush rropatet gjithë ditën në punë nuk ka kohë e nge e takat për palestër!

      Përgjigjjuni
    2. C
      Currilasi

      Mos e pranoni këtë të çmendur që të stërvitet në palestra , sepse është me të meta mendore dhe rrezikon që t'jua prishi paisjet . Ai do futur në një stallë me gomerë .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Te dhjefsha mu ne drejtesi qe lejoni akoma kete qelbesire te tallet me nje popull te tere!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raul

          ky spiuni Agush po erdhi ne pushtet kur te qethen delet dihet cfare do beje per shqiptaret: 1. pensoni minimal do behet 800 euro, dhe cdo pensionist 12 dite pushim falas ne haremin e Jales, paguan Nafije dybeku me tiganin e patateve ne dore. 2. pensioni mesatar 1300 euro, kurse pensioni max 2900 euro plus 400 euro bonus kush ben 10 femije . 3. ky do ndertoje hekurudhen Tirane Selanik me shpejtesi te larte brenda 6 muajsh se leket e vagoneve i ka ruajtur qysh kur u bo tenderi para disa vitesh me te cilin u be vila e maces Sasha ne Lalez. 4. ky Agushi do e beje rrogen minimale 1100euro. 5. Ky Agushi do beje dhe tunelin nen det Durres Bari me hekurudhe brenda me shpejtesi te larte. 6. ky Agushi do beje dhe nje aeroport ne Berat per vizitoret e tyrbes se kulmakut nga pelegrine nga gjithe bote dhe bile dhe nga Hena. 7. Ky Agushi do beje dhe autostraden Tirane Shkoder me 8 korsi 4 ne cdo ane ashtu si beri autostraden Tirane Durres me 4 korsi 2 ne cdo.ane, autostrada me e dobet ne planet qe duhet te behet nga e para nga vizioni i dobet i Agushit. Kjo autostrade Tirana Durres duhej te ishte me nga 5 korsi ne cdo ane ku njera te ishte vetem per emergjence por niveli vizionar i Agushit ishte shume i dobet ne drejtim te autostradave. Ama per Gimin e oferes 7 % apo oferen 700 mije euro ne zyren e te ndjerit Dritan prifti ky Agushi kishte vizion te madh ne fushen e grabitjes dhe te korrupsionit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje