Me ngjarjet e Kosovës qarqet ekstremiste filluan të gjallërrojnë në Greqi”. Kështu shprehet studiuesi dhe eksperti i Çështjeve të Sigurisë Kombëtare, Irakli Koçollari, I cili vjen në një rrëfim të jashtëzakonshëm në “Mes dy botëve” përballë kavaletit të Helidon Halitit në RTSH. Si një ish diplomat, Koçollari, kujton vitet ’80 ku në Greqi ngritën kokë qarqet nacionaliste, ndërsa flet dfhe për Ligjin e Luftës mes dy vendeve tona. “Me ngjarjet e Kosovës qarqet ekstremiste filluan të gjallërrojnë në Greqi. Tamam në atë kohë shfaqet një libër në gjuhën greke, “Dy popuj jemi miq” (Libri i Enver Hoxhës), i cili ishte një mesazh për të thënë që ne jemi miq. Ai rendit atje disa fakte historike. Mendoni që ishte në të njëjtët kohë që ishin konfliktet dhe ishim tensionuar ekstremisht më ish-Jugosllavinë. Duhet ditur që Jugosllavia ishte fuqia e pestë ushtarake në Europë. Raportet me Greqinë duheshin të ishin raporte të mira dhe të sinqerta. Aq më tepër duke marrë në konsideratë kontributet e shqiptarëve në historinë e popullit grek, veçanërisht në pavarësinë e saj janë unike. Dhe këto shërbyen si fakt. Ata mbanin Ligjin e Gjendjes së Luftës dhe ti je midis dy luftërave, por asnjë vend ,qoftë dhe fuqia më e madhe në botë nuk e ka përballuar dot luftën në dy fronte. Në këtë kohë filluan përgatitjet nga qeveria “Papandreu” për heqjen e Ligjit të Luftës”, shprehet Koccollari.
Ai nënvizon se kjo nismë e Papandreut acaroi edhe më tej qarqet ekstremiste greke, ndërsa tregon dhe ngjarjet e atyre viteve gjer në djegien e automjeteve te ambasadës sonë atje. “Në atë kohë ka pasur një fushatë ekstreme antishqiptare, i ka të pakontrolluara ato qarqe. Shumë nga këto qarqe, vërtet mund të dalin nga rrjeshti, por në një shtet serioz veçanërisht për çështje që cenojnë sigurinë e saj dhe raportet e sja ndëkrombëtare, nuk duhet t’i lejojë kurrsesi. Iniciativa dhe mendësia për një miqësi mes dy popujve i takon Papandreut. Në atë kohë u bënë dhe akte të shëmtuara. Bënë demostrime para ambasadës, zjarr makinave, për të mos thënë hedhje në erë të makinave tona që publiku nuk i di. Kanë djegur komplet makinën”, thotë Koccollari.
Studiuesi Koçollari shprehet se trodjet e shqiptarëve nuk kanë qenë treva ekspansioni, por ristriksioni.
“Brumi i mentalitetit të një populli është ai që është ngjizur ndër shekuj. Nuk e bëjnë 20 apo 30 vite. Në tërë historinë para shpalljes së shtetit shqiptar, por dhe përpara asaj dhe më pas asaj, çuditërisht po ta shikojmë, ne nuk kemi asnjë autor, asnjë studiues, asnjë politikan shqiptar me pikëpamje dhe mendësi ekspansioni kundër fqinjëve. Nuk ka. Të tjerët kanë platforma. Serbët në veri dhe grekët në jug kanë njerëz të ngritur që i konsiderojnë si balllarët e vendeve të tyre që kanë bërë platoforma për shkombëtarizimin dhe ekspansion kundër popujve fqinjë si Shqipëria.
Nëse do të përmend këtu serbët kanë deri në nobelistë që thonë: “Të theren shqiptarët”, “Të vriten shqiptarët”. Më gjej një shqiptar të thjeshtë që thotë “Të shfarosen serbët”?!.Nuk kemi një platformë os etë punuar qoftë dhe nga një individ me urrejtje nacionale apo me pretendime territoriale ndaj të tjerëve.
Gjithmonë kru diskutojmë për këtë temën më vjen në mendje një frazë e Çabej kur flet për shtrirjen territorial historike të popullit tonë dhe gjendjen faktike të trojeve shqiptare dhe të shtrirjes së popullsisë shqiptare sot. Thotë: “Trojet e shqiptarëve nuk kanë qenë treva ekspansioni, por ristriksioni”. Gjithmonë të mbledhura dhe kemi arritur këtu ku jemi. Unë s’dua të bëj tani nacionalistin, por të vërtetat historike janë të vërteta historike”, shprehet ai.
mos pergjithso ,,,gjith shqiptaret kontrbuan ne krijimin e shtetit grek,,,orthodhokset kontribuan ne krijimin e shtetit grek ,,,,
Populli thot :"syni i but,bira e lagtë".Kështu ndodhi edhe në raportet mes Shqipërisë e Greqisë.Gjersa Enver Hoxha ishte i armatosur gjerë në dhëmb dhe kishte Ushtri të organizuar mirë dhe nuk ishte inferior greku pasohej si lepuri,por kur erdhën dhe vazhdojnë të jenë në pushtet agjentet e grekut e serbit, greku nxori brirët.Sa më shumë që lëshonte pe Shqipëria aq më ekstremist bëheshin greket.Ata në varreza monumentale në Shqipëri si në bahçe të babait bënë kishin greke nder shqiptaret ortodoks të Shqipërisë,bënë shkolla e shoqata greke antishqiptare,pse të mos shprehnin edhe pretendime territoriale në një vend si kuptim gjeografik pa shtet të mirëfillt.Ata e pan që Edi Rama po bëhët argat i Vuçiqit pse të mos jet edhe i tyre.
Raif ! Cdo gje eshte e vertete pervec fjalise se fundit. Rama asnjehere nuk ka qene argat i serbit apo grekut. Kete duhet ta dish si 1 1=2. Te jetosh ne nje Ballkan te trazuar prej shekujsh dhe te mundohesh te ngresh ura komunikimi dhe bashkepunimi nuk do te thote te behesh argat i njerit apo i tjetrit. Kjo qe thua ti i shkon per shtat vetem Albin Kurves. Ai hedh faren e dyshimit qellimisht por harron qe fundin e ka shume shpejt. Pranoje te verteten dhe mos u ndiko nga funderrinat qe kerkojne te baltosin perpjekjet e Rames per nje bashkepunim me te gjithe. Pse nuk thoni qe Rama eshte argat i Frances,Italise,Gjernanise,Hollandes,Anglise dhe Amerikes??? E kupton O RAIF qe propaganda anti ahqiptare e Albin Kurves ka zene vend te trurin tend dhe shume te tjerve qe mendojne se Albini eshte burre shteti??? Nje burre LESHI si Albini as per te tjerrur nuk ben. Do ja degjosh kengen shume shpejt kur te dale i dhjere nga ky pisllek qe i ka bere Kosoves se per ne te Shqiperise as na rruhet CARI se ja fusim ne goje atij legeni.
Mbase duhet te fillojme edhe ne te kerkjme zyrtarisht trojet tona ne jug dhe ne veri. Le te fillojme nga bashkimi i Kosoves me trungun e shtetit ame, Shqiperise.
Cilët janë budallenjtë?
I nderuari Irakli Kocollari eshte i sakte ne studimet e tij dhe meriton respekt per sqarimin edhe nje here te te vertetave rreth fqinjeve tane: greke dhe serbe. Gjithmone keta dy popuj jane manipuluar nga qarqe shovinistesh, per te asimiluar, ose shkombetarizuar shqiptaret dhe per t'i perzene nga trojet e tyre mijeravjeçarë. Te gjithe shqiptaret duhet te jene te informuar per historine e tyre te lashte dhe ate moderne. Asnjehere nuk mund te gjendet nje fakt, kur shqiptaret kane kercenuar fqinjet, kurre nuk mund te gjendet nje dokument, i hartuar per demtimin e fqinjeve tane. Shqiptaret jane nje popull paqesor me fqinjet dhe kjo eshte nje gje e mire. E keqja e shqiptareve eshte se ata sot jane me te perçare se kurrë ndonjehere. Politikat shqiptare duhet te punojne per vellazerimin dhe jo konfliktin ne mesin e popullit...
Mbijeton dhe zgjeron territor vetëm ai komb që është luftarak, agresiv dhe i pa mëshirshëm. Ndërsa, popujt su puna jonë, janë destinnua të tkurren , ndoshta edhe më keq, të zhduken. Ti ndërrojmë polet; gjendjen e raporteve ndërshqiptare t’a zëvendëdojmë me ate ndaj fqinjëve dhe mbas ca dekadave do e shofim rritjen ….apo të paktën do shofim Shqipërinë natyrale.
U hoq apo nuk u hoq Ligji i Luftes Shqiperi-Greqi.
Ligji i luftes nuk ka per tu hequr kurre zoteri , jo ne EU te jemi futur , por edhe kudo ...ligji i luftes i sherben qeverise helene per qellimet e saj shoviniste dhe per te justifikuar debimin nga trojet e tyre camet e krahines se Thesprotise....ligji i luftes eshte nje krijese e poshter dhe nje preteks i peshtire ....te njejten ligj mund te kishim shpallur dhe ne kur forcat e Third Reich u futen nga Greqia per ne Shqiperi ....se preteksi i heleneve ky eshte , na sulmuan forcat italiane nga Shqiperia ...kurse per sulmin e armatave gjermane te futura nga Korca nuk thone gje ...eshte shabllon e njeta gje ...vec helenet jane grabitqare ...me kedo reth tyre kane pretendime teritoriale ...grindavece dhe shoviniste te felliqur ...
Irakli ti je agjent i asfalis greke,kur u ktheve nga greqia prure dy makina te reja Lada ruse,kush ti fali,pse Saliu te beri drejtor te SHIKUT,kur ti vije nga sigurimi i sjtetit