Shqipëria mbështet Izraelin dhe dënon sulmin e Iranit, Frrok Çupi: Politika jonë e vendosur krah Perëndimit

14 Prill 2024, 15:09Politika TEMA
Shqipëria mbështet Izraelin dhe dënon sulmin e Iranit, Frrok

Kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani kanë reaguar në lidhje me sulmin iranian ndaj Izraelit mbrëmë, duke dënuar sulmin e Terhanit.

Në një analizë për “Tirana Live” në ABC News, analisti Frrok Çupi tha se politika shqiptare është e vendosur krahë Perëndimit.

“Të tre udhëheqësit kryesore të politikë së jashtme, kryeministri, presidenti dhe ministri i Jashtëm reaguan dhe mbrojtën Izraelin ndërsa dënuan sulmin e Iranit. Shqipëria është një aleat i madh për SHBA-të.

Ne jemi një nga shtetet kandidate për viktimë nga Irani. Irani na ka në grykën e topit, na ka dëmtuar. Sulmet kibernetike të Iranit kanë bërë dëm të madh tek ne”, tha analisti Çupi. 

Çupi shtoi se Irani provoi të sulmonte me kapacitetet e veta, por realisht kuptoi se sa i pafuqishëm është të vendosë prioritetin e vetë në këtë zonë.

“Para se të shkojë dora te koburja është një moment që askush nuk është më i fuqishëm në botë. Po flasim për përdorimin e dronëve të cilët Irani ishte lavdëruar prej kohësh he sulmin me raketa nga anijet lundruese në raport me fuqinë e aleatëve të Iranit për të sulmuar dhe shuar një shtet.

Prova që bëri natën ishte një provë e trishtë, nuk bëri dëm, përveç dëmtimit të një baze ushtarake. Irani e ka bërë gati një sulm steril, të përmendim, veçse “do sulmoj për t’u hakmarrë”.


Në fund të fundit jemi në një luftë, të panjohur do thoja. Ky është sulmi i parë në gjithë ekzistencën e vetë që Irani sulmon Izraelin, tani që mati forcat me Izraelin e sheh që ka pas SHBA, Britaninë dhe pjesën e madhe të Perëndimit.

Një shtet ka kuptuar që s’mund të sulmojë Izraelin pasi nuk fiton gjë. Pastaj, dhelpëria në luftë mbetet për tu partë. Për sa i përket Rusisë, kjo e fundit nuk ka reaguar.

Rusia ka miliona hallet e veta, ekonominë e ka në gjendje të dobët që nuk përmbush dot nevojat e popullit të vetë. Irani, Kina dhe Rusia s’mund të jetë mbi Perëndimin”, tha analisti.

5 Komente

  1. E
    E drejta

    Pa pyesni njehere popullin. Do dali mbi 70% ne anen e palestines. Sa per izraelin besoj se e priste pasi goditi ambasaden e iranit

    Përgjigjjuni
    1. H
      Halim

      O Frrok ! Po krimet që qifutët po bojnë ndaj popullit Palestinez si e komenton ti ?apo duhet duartrokitur për krimet që po bojnë,? Pra Hitleri nuk paska patur faj qe desht ta zhdukte krejtë si komb.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Po luftoi Izraeli me Turqine a do jete prape ne krahe te perendimit Ramiu?Si thua o Froq sigurimsi qe na e do kaq shume perendimin tani.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Historia ka treguar se vendet qe nuk kane qene ne gjendje te bejne nje shtet modern dhe ketu vendin e pare e ze shqiperia kane qene gjithmone servile te fuqive te medha.Sidomos keto 34 vitet e fundit ku te gjithe ata qe kane marre drejtimin e vendit duke qene te korruptuar deri ne palce kane treguar ne menyre shembullore servilizmin ndaj fuqive te huaja edhe me shpresen se ne kete menyre me vjedhjen qe i kane bere vendit dhe popullit te tyre te sigurojne mbrojtjen personale te ketyre vendeve ne kembim te sherbimeve ndaj ketyre shteteve.Rasti i marrjes se iranjaneve nga Saliu,ashtu sikur edhe i afrikaneve nga Rama tregojne qe keta politikane te sotem kane tejkaluar cdo tradhetar qe ka nxjerre historia shqiptare!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pty, pty, pty

            Po ky kermidhi, nga doli analost nderkombetar. Far e keqe

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje