Presidenti Begaj vizitë me ftesë të Osmanit në Kosovë

14 Prill 2024, 20:00Politika TEMA
Presidenti Begaj vizitë me ftesë të Osmanit në Kosovë

Presidenti Bajram Begaj ka është nisur sot drejt Kosovës për një vizitë zyrtare me ftesë të homologes Vjosa Osmani.

Përmes një njoftimi nga Presidenca, bëhet me dije se Begaj do të mbajë një fjalë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri që zhvillohet në Prishtinë në datën 15 prill 2024.

Po ashtu bëhet me dije se Presidenti do të ketë një takim kokë më kokë me Vjosa Osmanin, si edhe disa takime bilaterale me personalite te rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj u nis sot në Kosovë  me ftesë të Presidentes së Kosovës, Sh. S. Znj. Vjosa Osmani.

Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri që zhvillohet në Prishtinë në datën 15 prill 2024.

Presidenti do të ketë një takim kokë më kokë me znj. Osmani si edhe disa takime bilaterale me personalite te rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.

1 Komente

  1. c
    cc

    Vjosa me Shkumbinin,,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje