VIDEO/ Nëna e mohon live në TV puthjen e së bijës, Valeria Marinit! Rrjeti kundër të ëmës

18 Prill 2025, 11:56Lifestyle TEMA
VIDEO/ Nëna e mohon live në TV puthjen e së bijës, Valeria

Një moment i fortë emocional dhe i papritur ka ndodhur gjatë episodit të fundit të emisionit të njohur italian “Domenica In”, ku showgirl-i i famshëm Valeria Marini u përball publikisht me një situatë të tensionuar me nënën e saj, Gianna Orrù.

Pas një bisede të shkurtër me zonjën Gianna, moderatorja Mara Venier e ftoi në studio Valerian. Por sapo ajo iu afrua nënës së saj për ta përshëndetur me një puthje miqësore, situata mori një kthesë të papritur. Në një reagim të ftohtë dhe publik, Gianna refuzoi kontaktin me të bijën, duke thënë:
“Nuk bëhet kështu, nuk është e drejtë.”

Ky reagim i befasishëm shkaktoi habi jo vetëm tek publiku në studio, por edhe tek vetë Valeria, e cila u përpoq të qetësonte situatën përmes një kërkese për falje: “Nëse kam gabuar, të kërkoj ndjesë.”

Ajo kërkoi gjithashtu që të zhbllokohej nga telefoni i nënës, duke nënvizuar dëshirën për të komunikuar, por zonja Gianna u shpreh prerë:
“Gjëra private nuk duhen bërë publike, ti i ke shpërndarë gjithandej.”

Kjo përplasje e drejtpërdrejtë në mes të emisionit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku mijëra përdorues reaguan ndaj sjelljes së nënës së Valerias. Shumë e konsideruan reagimin e saj si “të ftohtë” dhe “të ashpër”, duke e kritikuar për mënyrën se si e trajtoi të bijën në një moment kaq emocional dhe publik.

Valeria Marini, e njohur për paraqitjet e saj në botën e spektaklit italian dhe për marrëdhënien shpesh të përfolur me nënën e saj, duket se këtë herë është përballur me një skenë që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTL 102.5 (@rtl1025)

5 Komente

  1. k
    kur mund ta hash sapunin per djath

    Valeria, ndjehet si motra e Rames, qe mbas show-ut publik, fshihet nje qenie e semure, mbas vetes, qe nuk i ndal asnje lloj veprimi amoral i mbrapa skenes, per ta vendosur veten mbi gjithe te tjeret. E para eshte nena Valeria, dhe duket qe e fundit o moj me je ti.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Kushedi sa do e kete lendur ne jete të ëmën.

      Përgjigjjuni
      1. s
        selfo zeneli

        kari Valerias qe ka ngrene eshte bo sa rruge arberit me km

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sara

          respekt zonjes, nuk eshte hipokrite si e bija

          Përgjigjjuni
          1. E
            Era

            Nënës nuk i kërkoet falje për spektakël,duhet dhënë dashuri çdo ditë

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje