Video/ Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes për humbjen e të birit: Këtë vit nuk ka qenë i qetë...

2 Dhjetor 2025, 14:55Lifestyle TEMA
Video/ Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes për humbjen e të

Nëna e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur publikisht pas ndarjes së tij të parakohshme nga jeta, duke dhënë një mesazh të thellë e emocional që ka prekur të gjithë të pranishmit.

“Faleminderit që organizuat këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, të gjysmës time, Shpatit”, u shpreh ajo.

“Ndoshta pyesni pse nuk jam në gjendje të flas… 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë. E dinë të gjitha nënat që kanë humbur fëmijën e tyre".

E ëma e artistit tha se dhimbja është e papërshkrueshme, por njëkohësisht ndjen krenari për djalin që rriti.

“Jam shumë krenare dhe e lumtur që pata lindur një djalë që nuk paska qenë vetëm i imi. Paska qenë i të gjithëve juve, e paskeni dashur të gjithë. Ju falënderoj nga zemra".

Ajo shtoi se në vitin e fundit Shpati nuk ka qenë i qetë, një shqetësim që e ka prekur gjithë familjen.

“Le të prehet në paqe, sepse këtë vit nuk ka qenë i qetë dhe kjo ishte një parandjenjë për të gjithë ne". Nëna e këngëtarit kërkoi vetëm lutje për fëmijët e tjerë që i kanë mbetur: “Lus Zotin të më ruajë fëmijët e tjerë, sepse kam edhe dritat e tjera të syve". Mes lotëve dhe dhimbjes, ajo e përfundoi fjalimin me një lutje të fundit për të birin: “Le të prehet në paqe dhe në parajsë, në lulen e xhenetit".

 

5 Komente

  1. L
    Lani

    RIP zemra jote nan behu e fort Zoti te dhente force ishalla

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pp

      E SHKATRRUAN KURVAT NE MAGJI KATRANIN GJYNA, MOS TE PAFSHIN CIK ME FAME APO TE KESH CIK MIRQENJE SE TE SULEN DHE TE MASAKROJNE. SI KY KA DHE SHUME ARTISTE TE TJERE TE GODITUR QE NE NJE MOMENT ZHDUKEN NGA EKRANET DHE HUMBIN NE HARRESE.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Mjaft mor debil kurvar qe flet percart. Tjetri kishte familje.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pirro

        Ndjesè pastè! Kryet shèndoshè e Zoti ju ruajt familjen!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lisa sara

          Bravo per djalin qe ke rritur! Dhimbje e madhe per te gjithe ju, Ai ishte nje engjell qe na ka trishtuar te gjitheve pa dallim moshe. Ai ishte vertete nje djale artist nga gjithe kendveshtrimet, por jeta i tregua e padrejte me te. Pusho ne paqe o engjell! Ngushellime familjes !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje