VIDEO: Po shkonin ta varrosnin, ringjallet gruaja e vdekur

4 Maj 2022, 12:36Lifestyle TEMA

VIDEO: Po shkonin ta varrosnin, ringjallet gruaja e vdekur

Funerali i një gruaje në Peru u ndërpre pasi ajo filloi të trokiste në kapakun e arkivolit pasi ishte ende gjallë. Të afërmit që mbanin arkivolin e 36-vjeçares Rosa Isabel Cespede Callaca, e hapën atë dhe gjetën të afërmin e tyre me sy hapur duke i parë.

Gruaja dhe arkivoli u dërguan me urgjencë në spitalin aty pranë në pjesën e pasme të një makine.

Mjekët konfirmuan se ajo ishte gjallë – edhe pse me tregues problematikë. Gjendja e saj u përmirësua në ditët në vijim duke dhënë shpresë për zhvillime pozitive.

Por, nuk ishte e thënë, gjendja e Rozës u përkeqësua me shpejtësi dhe ajo vdiq disa orë më vonë.

Kujdestari i varrezave Juan Segundo Cajo tha: “Ajo hapi sytë dhe po djersinte. Unë shkova menjëherë në zyrën time dhe thirra policinë.”

Një video e marrë pak pas zbulimit mahnitës tregon një grup oficerësh policie që mbajnë arkivolin përmes turmës në një makinë. Videoja më pas shkon te një grup mjekësh që qëndrojnë mbi arkivolin e hapur me gruan e pavetëdijshme.

Lini një Përgjigje