VIDEO/ Protestat në Turqi: Mes tensioneve, një propozim martese para kordonit të policisë

25 Mars 2025, 15:40Lifestyle TEMA
VIDEO/ Protestat në Turqi: Mes tensioneve, një propozim martese para

Protestat kundër pushtetit vijojnë të mbahen në Turqi. Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu i cili u arrestua javën e kaluar nën akuzat për korrupsion.

Ndërkohë mes tensioneve dhe thirrjeve kundër qeverisë, dy të rinj gjetën kohë edhe për diçka tjetër, teksa kishin dalë rrugëve të Stambollit për të protestuar. Siç shihet në videon e mëposhtme, një i ri, i cili fytyrën e kishte të mbuluar u gjunjëzua para të dashurës së tij dhe i propozoi për martesë. Pasi ai i propozoi shumë pranë kordonit të policisë, ajo i dha një përqafim, ndërsa turma e brohorisnin dhe duartrokisnin.

2 Komente

  1. !
    !!!

    Jepin lajmët e rensishmë, se çfare po ndodhë në Turqisë, kundë diktator Erdogan dhe lerin prrallat me propozime. Apo më që myslimanët shqip folës dhe politikanët e tanë hajdut dhe anit Shqiptar e konsideronë baba dhe lidrin e tyrë Erdogani dhe Turqinë nukë jepin lajmët e rensishmë dhe atë që po ndodhë në të vertetë!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Ptuh

      Diktator muti. Rexhepi, Putana, Trapi, Vucja, jane e njejta pjelle e keqe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje