
Aktorja e njohur turke dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Ebru Şahin dhe basketbollisti turko-maqedonas Cedi Osman janë martuar pak ditë më parë. Këtë lajm e bënë të ditur mediat turke, të cilat kanë publikuar dhe foto të shpërndara në rrjetet sociale nga ceremonia e cila u zhvillua në Maqedoninë e Veriut ku ka lindur Cedi Osman.
Ajo që fansave shqiptarë padyshim iu tërheq vëmendjen është një moment i publikuar në mediat turke të aktores turke duke kërcyer nën ritmin e këngës tradicionale shqiptare “Sa bukur na ka dalë nusja”. Duket se bukuroshja e ka shijuar mjaft muzikën shqiptare.
Ceremonia e dasmës u mbajt në një varkë në liqen, ndërsa çifti së bashku me të ftuarit u argëtuan teksa ceremonia shoqërohej me muzikë maqedonase. Mediat turke shkruajnë se Şahin dhe Osman do të bëjnë dasmë gjithashtu në Çeşme më 7 Korrik.
Çifti janë në një lidhje dashurie prej 3 vitesh, ndërsa muajin e kaluar ata u fejuan me një ceremoni të thjeshtë ku të pranishëm ishin familjet e tyre. Cedi Osman i propozoi aktores turke Shtatorin e vitit të kaluar në Cappadocia të Turqisë dhe mori përgjigjen ‘po’.
Eh kjo gjuha "shqipe"!!!!!! Mashallah, mashallah, paska shtatin si selvi, paska vetllën si gajtan, paska synin si filxhan, paska hundën miskavi, paska faqet gurabi, paska dhëmbët si inxhi, mashallah, mashallah!!!!!! Kur 90% e fjalëve janë në turqisht, çfarë ka shqiptare kjo këngë? Melodinë? Një huazim i muzikës folklorike të botës arabe dhe asaj turke!
Si hidheni perpjete ju bythqirat e janulles kur del ndonje lajm pe Turkije