Violina e Albert Ajnshtajnit shitet për mbi 1 milion paund në ankand!

9 Tetor 2025, 12:37Lifestyle TEMA

Një violinë historike që i përkiste Albert Ajnshtajnit, një nga shkencëtarët më të njohur të historisë, është shitur në ankand për 860,000 paund, ndërsa me përfshirjen e komisioneve çmimi përfundimtar kalon 1 milion paund.

Bëhet fjalë për violinën Zunterer të vitit 1894, e cila besohet të ketë qenë instrumenti i parë i Ajnshtajnit. Fillimisht pritej që të shitej për rreth 300,000 paund, por beteja mes blerësve privatë e ngriti ndjeshëm çmimin përfundimtar.

Ankandi u organizua nga Dominic Winter Auctioneers në South Cerney, Gloucestershire dhe u përfundua brenda vetëm 10 minutash. Chris Albury, specialist i memorabilia historike, e përshkroi shitjen si një “moment special”, duke theksuar se shumë njerëz nuk e dinin që Ajnshtajni luante violinë. Ai filloi të mësonte violinën që në moshën 4-vjeçare dhe vazhdoi ta luante çdo ditë gjatë gjithë jetës së tij.

Ekspertët thonë se kjo mund të jetë shitja më e shtrenjtë për një violinë që nuk i përkiste një instrumentisti koncertist ose nuk ishte prodhuar nga Stradivarius, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga një instrument i përdorur ndoshta në Titanik.

Përveç violinës, një libër filozofie që Ajnshtajni ia kishte dhuruar një miku u shit për 2,200 paund./E.K 
Burimi: BBC 

Violina e Albert Ajnshtajnit shitet për mbi 1 milion paund në ankand!

Lini një Përgjigje