Zac Efron dërgohet me urgjencë në spital. Çfarë ndodhi me yllin e Hollivudit!

4 Gusht 2024, 15:57Lifestyle TEMA
Zac Efron dërgohet me urgjencë në spital. Çfarë

Zac Efron u dërgua me urgjencë në spital të premten mbrëma pas një aksidenti në pishinë në Spanjë, tha përfaqësuesi i tij për TMZ-në.

Ylli 36-vjeçar i 'High School Musical' thuhet se u pa në pishinën e një vile në Ibiza nga dy anëtarë të stafit, të cilët e nxorrën nga uji.

Është e paqartë nëse Efron pësoi një urgjencë mjekësore ose kishte rrezik të mbytej. Nuk dihen ende detajet e sakta rreth ngjarjes. Megjithatë, përfaqësuesi i aktorit i tha TMZ se Efron u dërgua në spital si "masë paraprake". Efron doli nga spitali të shtunën në mëngjes dhe tani është mirë.

1 Komente

  1. 6
    60 vjec

    nga vizat e kokaines sigurisht...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje