Zbulohet skandali në rezidencën e Schumacher: Piloti i njohur akuzohet që p*rdhunoi infermieren e legjendës së Formula1

17 Tetor 2025, 11:44Lifestyle TEMA

Një ngjarje tronditëse ka dalë në skenë nga rezidenca e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher.

Mediet zvicerane raportojnë se prokuroria ka ngritur akuza ndaj pilotit australian Joey Mawson, 29 vjeç, i cili dyshohet se ka përdhunuar dy herë një infermiere e cila shërbente si kujdestare me banim në shtëpinë e Schumacher-it.

Ngjarja e dyshuar ka ndodhur më 23 nëntor 2019, pas një mbrëmjeje me kokteje. Sipas aktakuzës, infermierja, e lodhur nga puna dhe e dehur, është shoqëruar në dhomë nga kolegët e saj, të cilët e kanë lënë të shtrirë në shtrat, e veshur dhe me dritat ndezur. Pasi ata janë larguar, Mawson dyshohet se është kthyer në dhomë dhe ka kryer aktin seksual ndërsa viktima ishte në gjendje të pandërgjegjshme.

Vetë Mawson ka mohuar akuzat, duke deklaruar se marrëdhënia ishte konsensuale dhe se mes tyre kishte pasur më parë kontakt romantik, përfshirë një puthje në një klub nate në Gjenevë.

Procesi gjyqësor pritej të niste këtë javë, por është shtyrë pasi i pandehuri nuk u paraqit në gjykatë. Ndërkohë, Mawson është tashmë i pezulluar nga aktivitetet sportive për një çështje të veçantë që lidhet me doping në Australi.

Zbulohet skandali në rezidencën e Schumacher: Piloti i njohur akuzohet

Joey Mawson është një pilot i njohur në serinë australiane S5000, ku ka fituar dy tituj kampion, dhe dikur konsiderohej si talent premtues, duke garuar përkrah emrave si Mick Schumacher, Lando Norris dhe George Russell. Megjithatë, mediat raportojnë se familja Schumacher nuk ka asnjë lidhje me rastin dhe ka refuzuar të komentojë, ndërsa thuhet se Mick Schumacher dhe Mawson nuk kanë patur kontakte prej vitesh.

Për më tepër, Mawson thuhet se është mik i djalit të Schumacher, Mick, i cili vetë është një pilot që arriti në Formula 1, dhe dyshja ka garuar kundër njëri-tjetrit gjatë karrierës së tyre, shkruan The Telegraph.

Ankesa penale u paraqit në vitin 2022, tre vite pas ngjarjes së pretenduar, pasi infermierja u largua nga ekipi mjekësor që kujdesej për ish-kampionin e Formula 1. Ndërkohë autoritetet atje po vijojnë me hetimet./ E.K
Burim: Ben Rumsby, The Telegraph

1 Komente

  1. m
    mos u ngaterroni

    Kurvat, mbas gjuetise se parave dhe shkaterrimit te jetes se njerzve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje