14 Maji/ Berisha nuk pret gjykatën, çon në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ

27 Janar 2023, 13:58Politika TEMA

14 Maji/ Berisha nuk pret gjykatën, çon në KQZ emrat për

Ndonëse cështja për vulën mbetet ende në Gjykatë, Sali Berisha duket se nuk ka ndërmend të presë pasi sot ka dërguar pranë KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lista u dorëzua në KQZ nga deputeti demokrat Flamur Noka, duke kërkuar që vendet e Partisë Demokratike t’i plotësojë ajo.

Emrat sapo janë protokolluar nga aministrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga Celibashi në seancë publike, pas vlerësimit të legjitimitetit të dy kërkesave të paraqitura nën siglën e PD.

Vendimi nuk pritet të jetë surprizë, për në dokumentacion PD rezulton e regjistruar në emrin e Lulzim Bashës. Në deklarimet për mediat, kreu i KQZ ka deklaruar gjithashtu se institucioni që ai drejton ka komunikim insititucional me PD-në, përmes përfaqësuesve të kësaj force politike Marash Logu dhe Indrit Sefa.


Sakaq edhe Grupi i PD-së së Alibeajt ka njoftuar t’i dorëzojë emrat e saj ditën e hënë. PS e cila nuk ka “konkurrencë” për vendet e saj do t’i dorëzojë nesër, një ditë para përfundimit të afatit të caktuar.

1 Komente

  1. U
    Universi shprsa ime

    Thjesht 1 karagjoz komunist . Ka hallin e zenit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje