15 vjetori i anëtarësimit në NATO, Basha kujton kohën kur ishte ministër: Moment jetik për historinë tonë kombëtare

1 Prill 2024, 10:26Politika TEMA
15 vjetori i anëtarësimit në NATO, Basha kujton kohën kur

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Basha ka shpërndarë dhe një pjesë të mesazhit të tij si ministër i Jashtëm e asaj kohe në ceremoninë e nënshkrimit të protokolleve të anëtarsimit në aleancë para përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Postimi i plotë:

15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, një arritje që bëri krenar çdo shqiptar. Për mua ka qenë nder i veçantë të shërbeja si ministër i punëve të jashtme në këtë moment historik. Sot dua të ndaj me ju një pjesë të mesazhit tim në ceremoninë e nënshkrimit të protokolleve të anëtarsimit në Këshillin e Atlantikut të Veriut, para përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s:


“Rrallëherë, një komb që luftonte për lirinë e tij, ka rrugëtuar kaq i vetmuar në horizontet e historisë, për kaq gjatë. Izolimi, i imponuar apo i vetë shkaktuar, shënjoi historinë e kombit tim. Është saga e një udhëtimi të pashoq drejt ëndrrës europiane. Luftuam shumë dhe vuajtëm shumë. Por e ardhmja lind përmes sakrificës.

Në muzg të luftës tonë për liri ne farkëtuam aspiratën tonë kombëtare për të rrugëtuar sërish krah për krah me popujt e lirë të familjes euro-atlantike. Ndaj sot me nënshkrimin e protokolleve të anëtarësimit, shqiptarët festojnë domethënien e këtij momenti jetik në historinë tonë kombëtare. Kurrë më nuk do të jemi të vetmuar në kauzën e mbrojtes së lirive tona.

Ne do të rrugëtojmë dhe ngrihemi së bashku me ju, kurrë më të ndarë nga tirania apo shtypja por të njësuar rreth vlerave të përbashkëta të dashurisë për lirinë, respektit për dinjitetin njerëzor dhe shanseve të barabarta para ligjit. Këto vlera të paçmueshme, këto të vërteta të padiskutueshme përbëjnë kollonat e identitetit tonë të përbashkët, janë çfarë na bashkon e na bën më të fortë, janë vetë arsyet për të cilat luftojmë dhe vendosim në altarin e sakrificës sublime jetët e bijve dhe bijave tona në uniformë, sa herë këto vlera kërcënohen.”

2 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Eee more gjumash ,futja ne NATO ju dha krahe dhe vrate ne 21 Janar ,trovato qe e meritonit per tu future se jeni antishqiptar ,rriji muti siper se nuk shpeton nga bemat e tua ,se nuk ta jep drejtesia do te ta japi Zoti more i pa bere,vrases .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Po flet Lyli per Naton!… A na ngrenc mune or Lyl. Shqiperine e shpetoi perendia dhe Amerika se ti dhe vampiri non grata i bete gropen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje