2026-ta, mbyllja e kapitujve të hapur me BE. Zv.ministri i drejtësisë tregon hapat

28 Dhjetor 2025, 17:19Politika TEMA
2026-ta, mbyllja e kapitujve të hapur me BE. Zv.ministri i

Qeveria shprehet optimiste se gjatë këtij viti do të nisë dhe mbyllja e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian.

Për Vizion Plus, zëvëndësministri i Drejtësisë Tedi Dobi thekson se procesi i përputhjes së ligjeve shqiptare me ato të unionit vijon por sinjalet e marra nga Brukseli zyrtar tregojnë qartë se drita jeshile për vendin tonë është dhënë.

“ Është një proces shumë intensiv ku ne kemi raportuar disa herë në  Bashkimit Evropian dhe po ecim me një ritëm që besoj do ta tregojë dhe veten ditët dhe javët e para të vitit 2026 me arritje siç është tejkalimi i fazës tanimë që është piketa e ndërmjetme dhe fillimi i mbylljes së kapitujve të ndryshëm që është objektivi ynë së bashku me partnerët ndërkombëtarë dhe komisionin që brenda 2027-ës, mbyllja e të tërë procesit së negociatave teknike dhe brenda 2030-ës mbyllja e procesit dhe aderimi i Shqipërisë në BE”, tha Dobi.

Numri dy i ministrisë së drejtësisë shpjegon se sfida e vërtetë nuk është vetëm përafrimi i legjislacionit të vendit tonë me atë të Bashkimit Europian por zbatimi i tyre në terren.

“Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE-së është diçka që ka nisur vite përpara se të hapeshin negociatat dhe është diçka në të cilën ne kemi eksperiencë. I tërë korpusi është 350 mijë faqe, dhe një element tjetër është jo vetëm trupëzimi i legjislacionit por kthimi I tyre në akte të zbatueshme. Ka ndërvarësi midis tërë akteve dhe duhet bërë një koordinim I tërë për të gjitha legjislacionet”, shtoi Dobi.

Zëvëndësministër Dobi sqaron gjithashtu dhe gjëndjen e sistemit të drejtësisë duke theksuar se po punohet për të mbyllur boshllëqet e vakancave që ka lënë procesi i vettingut.

“Në adresim të të tërë dinamikave që ka sjellë procesi I vettingut, ne jemi konsultuar me të gjithë aktorët në mënyrë që të adresohet dhe problem i mungesës së stafit në institucionet e drejtësisë, për të gjetur një alternativë në cilësinë dhe në numrat e nevojshëm”, tha ai.

Ministria e Drejtësisë aktualisht po punon dhe sa i përket kodit të ri penal. Megjithatë ky proces eshte në fazën e konsultimeve me aktorët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile. Drafit është publikuar tashmë por produkti final kërkon ende kohë./vizionplus.tv

1 Komente

  1. t
    tefali

    debil patronazhist legen ,po te fusi europa shqiperine e hajduteve ne gjirin e vet atehere ka arritur fundin dhe nuk nevojitet me.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje