‘21 janari’/Beci: Prokurorisë i është rihapur diapazoni të marrë të tjerë në pyetje

19 Nëntor 2023, 22:20Politika TEMA

‘21 janari’/Beci: Prokurorisë i është rihapur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, është shprehur se vendimi i ‘Strasburgut’ për vrasjen  e Aleks Nikës në 21 janar, i ka hapur diapazonin Prokurorisë së Tiranës për të marrë në pyetje persona të tjerë.

Komentet Beci i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se nëse nga këto hetime të reja rezulton emri i ish-kryeministrit apo ish-ministrit të Brendshëm si urdhërues të sulmit, vetëm atëherë dosja mund t’i kalohë SPAK për hetim.

“Unë lexoj në këtë vendim që Prokurorisë së Tiranës i është hapur një diapazon për të marrë e për të pyetur shumë persona të tjerë, për mënyrën sesi është sjellë Garda, a ka patur ndonjë urdhër nga persona të tjerë.

Gjithnjë për ngjarje dhe faktin penal që nuk është gjykuar, se ai që është gjykuar është varrosur ligjërisht. Nuk ka më rigjykim. Prokurorisë së Tiranës i hapet një diapazon shumë i madh që të pyesë personazhe të tjerë që kanë qenë subjekte, aktorë dhe faktorë në atë vendngjarje, për të realizuar mënyrën e cilësimit ndryshe të veprës penale.

Nëse nga hetimi do konstatohet që ministri Brendshëm apo Kryeministri kanë dhënë një urdhër të drejpërdrejtë me veprimet e tyre ndaj Komandantin të Gardës, atëherë mund t’ja kalojnë SPAK-ut”, është shprehur Beci.

3 Komente

  1. T
    Tit vasi

    Or ish prokuror qe sot punon gazetar , sipas teje qe te hetohet Berisha , Basha duhet qe te thone se keta na kane dhene urdher ,po nuk tha njeri nuk hetohen ,po per vrasjet cfare do behet ?

    Përgjigjjuni
    1. I
      IT

      Pyesni prokuror Julian Zonjen se ai I ka prishur provat.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca-Bajram

        More Eunuk, prokuror byce, po eshte e pa imagjinueshme qe komandanti i Gardes as gardistet te qellonin mbi njerzit pa urdherin nga lart, qoft Lululka si ish-minister i brendshem ose Sa-Haleja si kryeminister...! Protokollet kane qen dhe jan akoma te njejtat..., prandaj po te ndiqet "chain of command" do te dali sheshit se kush e dha ate urdher..., Por as per kete s'ka nevoj te provohet, sepse Sa-Haleja e ka pohuar neper gjithe mediat dhe televizionet e vendit se do te vriste dhe 300 te tjer po te sihte e nevojshme... Pra c'rpova muti kerkoni akoma more debila, qe s'jeni te aft te beni as punen per te cilat krimineli dhe vrasesi Sa-Haleja u a thot ashiqari dhe ju akoma kerkoni provat...!!!??? Turp qe e quani veten prokuror!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje