Xhaxhai i Aleks Nikës: Dorëzuam në SPAK kasetën për 21 Janarin

19 Nëntor 2023, 21:00Politika TEMA

Xhaxhai i Aleks Nikës: Dorëzuam në SPAK kasetën për 21

Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit, Mark Nika, është shprehur se familjarët e tij kanë dorëzuar në SPAK një kasetë, që sipas tij, tregon të gjitha urdhërat e komandës së Gardës, për të hapur zjarr.

Përmes një lidhjeje për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai ka thënë se Ndrea Prendi pasi ka dalë nga Këshilli i Ministrave, ka dhënë urdhër të qëllohet drejt protestuesve.

Ai kërkoi që çështja të hetohet nga SPAK, pasi sipas tij, është një çështje shumë sensitive.

“Ne si familjarë e kemi pritur prej kohësh këtë vendim. Gjykata e Strasburgut dha një vendim që i hap rrugë drejtësisë shqiptare që ta rihetojë edhe njëherë atë çështje. Për ne nuk është rihetuar plotësisht, pasi nuk ka pasur vullnet politik. Ky krim prej 13 vitesh ngeli i pandëshkuar, provat u prishën, nuk u kryen hetimet e plota dhe ngeli në sirtarët e Prokurorisë së Tiranës.

Ne kishim kërkuar në një kallëzim në SPAK që të fillohej një hetim penal për ish-kryeministrin dhe ministrin e Brenshëm të kohës. Berisha deklaroi atëherë se vrasjet u kryen për të mbrojtur pushtetin, pasi kishte një grusht shteti. Ministri i Brendshëm i kohës kishte pranuar se vrasjet janë brenda kornizës ligjore. Ne kërkuam nga Prokuroria e Tiranës që të thirren dhe të japin shpjegime mbi këto deklarata publike.

Ne kemi një kasetë regjistrim, ku janë përshkruar të gjithë urdhërat e komandës, grupit të zjarrit dhe është urdhëruar hapja e zjarrit pasi Ndrea Prendi ka dalë nga aparati i Këshillit të Ministrave, ka thënë të qëllohet në mish. Ky fakt na çoi ne të bëjmë një padi në SPAK që kjo çështje të hetohet nga ata. Është një çështje shumë sensitive”, u shpreh xhaxhai i Aleks Nikës.

3 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Nëse hetohet drejt dhe saktë, pa asnjë paramendim apo prapamendim në lidhje me ndikimin e politikanëve apo pasojat mbi politikanët, atëherë vrasësit e të gjitha niveleve, në cilindo prej roleve do të dalin lakuriq si vrasës me dashje, me vetëdije të plotë, me gjakftohtësi vrasësish profesionistë dhe pa kurrfarë brejtje ndërgjegjeje. Dhe atëherë organet e drejtësisë mund të quhet me plot gojën të atilla.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Te denohen te gjithe pa perjashtim, duke filluar nga ishkryeministri sali germadha, lulzim brava,ishministri i brendshem, kom i gardes, e ka bere burgun per urdherin qe dha? si dhe ata qe kane qelluar, me burgim te perjetshem, kan vrare njerez me duar ne xhepa.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Vrasja është me urdhër të Saliut dhe ai është e keqja e Shqipërisë.SPAK do ta hetojë por siç shikojmë këto punë behen aq ngadal sa do duhen dhjetë vjet që të dali hetimi apo përfundimi kur ai ka vdekur.Ai ka një muaj që e thëresin dhe nuk shkon.Drejtësi është kjo?Kjo është tallje me drejtësinë.Po kështu Mediu,Meta,Saliaji,djali dhe çupa r Brishës etj etj..Unë them se askush nuk do dënohet nga këta që përmënda kot lodhemi duke shkruar..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje