Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka thumbuar opozitën që refuzoi ftesën për të marrë pjesë në konferencën “25 vjet Kushtetutë” që u zhvillua në Kuvendin e Shqipërisë.
Manja bëri një paralelizëm me situatën e vitit 1988, ku opozitës i bëhej thirrje t’i bashkoheshin diskutimeve në kohën e debatit Kushtetues.
Ministri Manja thumboi deputetët opozitarë, teksa u shpreh se “historia politike e tranzicionit në Shqipëri ka treguar se sa herë palët politike kanë tentuar të gjejmë zgjidhje Ad Hoc duke shmangur parimet kushtetuese kam në dështuar me sukses”.
“Përgjatë këtyre viteve përmes ndasive politike kemi ditur të ndërtojmë edhe konsensus politik për të sjellë ndryshime të nevojshme për vendin.
E për ironi të fatit sot në Kuvend kemi një situatë që ngjan me atë të vitit të largët 1988 në kohën e debatit Kushtetues, ku shtetari i urtë Sabri Godo u bënte thirrje përfaqësuesve të opozitës tu bashkoheshin diskutimeve në Komisionin Kushtetues me bindjen se arsyeja njerëzore maturia kushtetuese të fitonin ndaj çdo force që synonin të minonin demokracinë kushtetuese shqiptare.
Sot kthimin tek parlamentarizmi dhe debate parlamentar si zgjidhja e vetme e ngërçeve politike e dikton vetë Kushtetua, e cila ka paraparë zgjidhej për çdo ekzigjencë politike opozitare brenda lojalitetit kushtetues.
Historia politike e tranzicionit në Shqipëri ka treguar se sa herë palët politike kanë tentuar të gjejmë zgjidhje Ad Hoc duke shmangur parimet kushtetuese kam në dështuar me sukses. Është mbresëlënëse mprehtësia dhe logjika e hartuesve të kësaj kushtetues tek debati kushtetues teksa thuhet se në Kushtetutë duhet të gjendet zgjidhje për çdo situatë që mban balancat dhe ekuilibrin e pushtetit dhe midis pushteteve, si shtyllat kryesore për një demokraci”, tha ministri i Drejtësisë.
Po çfarë kushtetute mor maskarenj festoni 25 vjetorin.Pyesni juve për kushtetutën?Prandaj po ikin njerzit se respektoni kushteutën?Kushtetutën për të vjedhur juve Shqiprinë e shqiptarët?Përse duhet të punojnë shqiptarët për ju hajdutët?Ja pse Shqipëria po mer fund sepse janë ca si ju që keni 33 vjet që hani e pini me djersën e popullit dhe nuk bëni asgjë.Cilën kushtetutë festoni atë të ritjes së rrogave tuaja?Përderisa ne nuk ju marim me hunj përpara rini e ngrohni vezët se asgjë nuk bëni.Ja merni vendim që nga 140 deputetë të jenë 70 tju shikojmë se sa ju dhimset Shqipëria?Të merni ju 3 meleon në muaj e unë 180 mijë pension kjo është kushtetuta juaj?...Është një turp që të gjithë ju jeni njerëzit më të pa dëshëruar për vëndin..
Ulsi fshatari do te zbatoje kushtetuten, kjo duhet te jete nje shaka e rradhes. Ky eshte si Fehmi Abdiu qe partia e beri jurist dhe gjyqtar.