25-vjetori i Avokatit të Popullit, Spiropali: Institucioni ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e Shqipërisë në BE, një zë i domosdoshëm për të drejtat e qytetarëve

24 Qershor 2025, 21:02Politika TEMA
25-vjetori i Avokatit të Popullit, Spiropali: Institucioni ka luajtur

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të Institucionit të Avokatit të Popullit.  Gjatë fjalës së saj ajo shprehu mirënjohjen për kontributin e palodhur të këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.  Ajo theksoi se Avokati i Popullit ka luajtur një rol të rëndësishëm në korrigjimin e problematikave sociale dhe se Kuvendi i Shqipërisë ka trajtuar me seriozitet shumicën e rekomandimeve të tij.

Spiropali nënvizoi gjithashtu rolin kyç të institucionit në procesin e integrimit evropian dhe theksoi angazhimin e Kuvendit për të rritur konsultimin me qytetarët, në mënyrë që çdo raport i Avokatit të Popullit bashku që çdo raport i Avokatit të Popullit të mos ngelen vetëm si procedurë.

“Duke qenë një institucion i ri në një shtet, i cili vinte nga një përvojë e gjatë e shpërfilljes së të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit është dashur që përgjatë 25 vjetëve jo vetëm të kryejë detyrën e tij si mbrojtës i të drejtave të njeriut, por edhe të edukojë. Të edukojë një mënyrë tjetër të operimit të institucioneve shtetërore, një mënyrë më humane, më të ndërgjegjshme dhe respektuese ndaj të drejtës së qytetarit. Të jemi të qartë, nëse ka një vijë demarkacioni ku ndahet një shtet demokratik nga një autokraci brutale, kjo është qasja e superstrukturës së shtetit ndaj qytetarit të vet. Shteti në vetvete është një instrument force, por kur një shtet kujdeset të ndërtojë e të mirëmbajë mjete që e frenojnë vetë shtetin nga tejkalimi i forcës, manifestimi i arbitraritetit dhe diktati i pashpirt i gërmës mbi frymën, atëherë mund të jemi të sigurt: po jetojmë në demokraci. Apo më qartë akoma, nëse ngremë pyetjen e thjeshtë: “emri i ç’gjëkafshe është demokracia” atëherë përgjigja më e përafërt me të vërtetën do të ishte ajo që besonte ndoshta në mënyrë ekzotike një ëndërrimtar i hershëm i republikës, europian, si Robespieri: Kur virtyti dobësohet, Republika rrëshqet drejt tiranisë. Virtyti, është ai pa të cilin forca brutale e makinës shtetërore shfrenohet; edhe pse kjo forcë shtetërore është ajo gjë, pa të cilën virtyti është i pakuptimtë. Andaj në këtë 25 vjetor, e ndjej detyrë pra t’i them Avokatit të Popullit: faleminderit që punoni çdo ditë ta mbani punën e institucioneve tona të virtytshme e kësisoj edhe republikën tonë - demokratike." - u shpreh Spiropali

3 Komente

  1. T
    Teo

    Institucion pa peshe.Qoke ...thjeshte.

    Përgjigjjuni
    1. l
      latifi

      Laja e parlamentit, nje femije i lumtur i shqiperise socialiste.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Avokata moterqima komplet. Edhe te pa afte

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje