32 vite nga fitorja e parë e PD, Basha: Domosdoshmëri një “22 mars” i dytë

22 Mars 2024, 14:50Politika TEMA

32 vite nga fitorja e parë e PD, Basha: Domosdoshmëri një

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përkujtoi përmes një postimi në Facebook “22 marsin”, fitoren e parë të PD, pas rënies së diktaturës.

Basha thotë se vendi ka nevojë për një “22 mars” të dytë dhe garanton se PD do ndezë shpresën tek shqiptarët.

Kreu i PD thekson se sfida më e madhe e Partisë Demokratike sot është rikthimi i shpresës, ku idealizmi dhe entuziazmi i atyre viteve ka nevojë të rindizet edhe një herë.

Nevoja për një “22 mars” të dytë është një domosdoshmëri që na motivon për të rikthyer entuziazmin e fillimeve dhe na shtyn për një fitore të PD-së me të gjithë popullin shqiptar.

32 vite më parë, Partia Demokratike e Shqipërisë arriti fitoren më të madhe në historinë e pluralizmit shqiptar.

Me SHBA-të në krah dhe me nevojën dhe dëshirën e popullit për t’u shkëputur nga e kaluara, ajo arriti të bëhet promotor i ndryshimit dhe mekanizëm i aspiratave të njerëzve.

Përtej kësaj fitoreje, arritjet më të mëdha të viteve të pluralizmit mbajnë firmën e PD-së, por, njëkohësisht, vlen reflektimi se historia është aty për të na dëshmuar dhe për të na gjykuar për ato që nuk u bën mirë, për ato që u bën keq dhe për të tjera që do duheshin të bëheshin ndryshe.

Ndaj sot sfida më e madhe e Partisë Demokratike të Shqipërisë ngelet rikthimi i besimit dhe shpresës së fillimeve, ku idealizmi dhe entuziazmi i atyre viteve ka nevojë të rindizet edhe një herë.

Kjo është beteja jonë dhe arsyeja për të cilën do punojmë dhe po punojmë përditë.

Ëndrra e shqiptarëve për Liri dhe Demokraci ngelet më aktuale se kurrë!

Vetëm një PD për njerëzit dhe me njerëzit mund ta bëjë ëndrrën e tyre realitet.

7 Komente

  1. a
    analisti

    Hahahahaha vazhdoni me kycin e dores ju

    Përgjigjjuni
    1. l
      lindio

      Nga Fitorja ne Fitorje o Lyl.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tropojani

        Ik mer vemje se je karte e djegur.bere corap gjith PD.

        Përgjigjjuni
        1. r
          ramizi

          Po ore ,mos e rruj fare.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Idiot, edhe ate 22 Mars ia lane vete socialistet Sali pleres qe te dukej se kishte pluralism, ndryshe Saliu apo PD kurre nuk ka fituar.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lul Ëndërimtari .

              Më se e saktë , populli nuk voton DYLBERËT POLITIKË , e Luli është një pasardhës DYLBERI .

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shpresa vdes e fundit

              Kush jane ata bullanj qe te besojne ty zoti Lulush. Per interesat personale je tallur me demokratet. I ke thirur ne demostrate dhe je tallur me ata duke xhiruar nga k/ministria tek Parlamenti dhe ne fund me zerin tend karakteristik e ke mbyllyr mitingun duke kenduar Hymnin e Flamurit. Ndersa nga ana tjeter takoheshe per pazare me socialistet. Boll, leri njerezit ne hallet e tyre. Nderkohe edhe Sala duhet te deklaroj se ne krye te Pd-se duhet te vij ndonje figure tjeter i pa konsumuar.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje