Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me disa akuza që ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj i bëri pak javë më parë në një intervistë nga arratia.
Rama nuk pranoi të japë asnjë koment, pasi tha se Ahmetaj është një person në kërkim nga drejtësia dhe nuk futet në debate me ata që janë në arrati.
Pyetje: A keni një koment për akuzat e Ahmetajt?
Edi Rama: Unë nuk bëj komente për çështjet e drejtësisë. Imagjinoni të bëj koment për një njeri që është në kërkim nga drejtësia. Të hyj unë në debat me një njeri që është në kërkim nga drejtësia. Është një njeriu i kërkuar nga drejtësia. nëse ke interesa ti të dish lidhur me temën kalo ti në trajtimin e temës dhe unë të përgjigjem. Por një njeriu në kërkim unë nuk i përgjigjem. Fakti që një person është në kërkim flet vetë më shumë se çdo gjë tjetër që mund të them unë. Nuk ka pse të jetë në kërkim një person që nuk ka probleme me drejtësinë.
Pse ka drejtesi ne Shqiperi ???Ta dish mire dhe di shume mire o Ed se drejtesia Shqiptare deri me sot eshte nje institucion i perbashket... prokuror-gjykates-politikan dhe krim i organizuar.
Plus sali haleja e kompani o dylber, se e harrove dhe po të ndihmoj.
Po ti na e zgjodhe krahun tend te djathte, apo harrove? Ne kemi hall se ke ngrene dhe ti kumblla dhe dardha… dhe na helmihesh, o “gjikand”
Kryeminister ordiner. Ky eshte nje arrogant dhe fodull i duket vetja me i zgjuari ne fshatin me emrin Shqiperi. SPAK-u eshte nje shaka e rradhes per te genjyer njerezit dhe per te bere presion kundershtareve qofshin ne krahun e PS apo PD. Nuk ka ndonje ndryshim nga Berisha kur vjen tek fuksionimi i shtetit, te dy jane njesoj vetem forma ndryshom permbajtja eshe e njejte, te dy te korruptuar dhe me nivel intelektual shume te ulet.