“Nuk pranoj as leksione, as opinione dhe as pyetje nga ata që që kur kanë pasur mundësi që të mbrojnë interesin publik, dihet se çfarë i kanë bërë Shqipërisë”. Kështu i është përgjigjur kryeministri i vendit, Edi Rama deklaratës së kreut të grupit demokrat, Gazment Bardhi, i cili ka thënë mbrëmë në “Opinion” se çdo investim duhet të jetë me garë.
Rama ka thënë se projekti për ishullin e Sazanit projektuar nga grupi i përfaqësuar nga dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump do ta kthejë këtë zonë në xhevahirin e turizmit në Mesdhe.
Blendi Fevziu: Kisha dje Gazment Bardhin që ka bërë këtë deklaratë për Sazanin: Nëse është një investim që i shërben interesit publik, është i mirëpritur, ne mbështesim çdo investitor të huaj, por kur bëhet fjalë për një pronë që është e qytetarëve shqiptarë, çdo investim i huaj duhet të jetë me garë.
Edi Rama: Investitorët nuk vijnë për interes publik, por për të tyrin, interesin publik e mbron qeveria si palë dhe unë nuk pranoj as leksione, as opinione dhe as pyetje nga ata që kur kanë pasur mundësi që të mbrojnë interesin publik, dihet se çfarë i kanë bërë Shqipërisë. Të mbrosh interesin publik do të thotë jo vetëm të respektosh kushtetutën dhe ligjin, por të negociosh në emër të atyre që përfaqëson. Ndryshe nga se ndodhte përpara, ku thuhej Shqipëria 1 Euro, një formulë që funksionon nëse mbron interesin e publikut dhe nga ana tjetër çfarë është bërë me 1 Euro, katastrofë që bie ndesh me interesin e publikut.
Blendi Fevziu: Ka zëra që ju po e jepni këtë koncension për të rindërtuar një raport me ish-Presidentin Trump, të cilin e keni quajtur turpi i njerëzimit 8 vjet më parë.
Edi Rama: Unë kam një të mirë që është edhe e keqe, unë them atë që mendoj dhe mendoj atë që them. Kam thënë atë që kam menduar në atë kohë kur presidenti amerikan u bë president, të gjithë këta festuan sepse menduan që ne nuk e heqim dot atë, por do na e heqi ai atje. Ngjarjet rodhën ndryshe. Unë nuk kam raport për të rindërtuar me ish-presidentin Trump sepse raportet me të i kam pasur shumë të mira dhe nuk kam asnjë arsye për të rindërtuar një raport me të.
Ka qënë një emision i dëëëështuuuuaaar! Dhe shkaku i dështimit është i “vetëkënaquri”, “ i “zgjuar” “inteligjenti” “elitisti” Blendi Fevziu. Gjithë kohës kërceu si karkalec në bar, nuk e la Ramën të flasë, nuk morëm asgjë vesh rreth projektit të Kushnerit, nuk morëm përgjigje për pritshmëritë tona.
Perse nuk duhet tja japesh Sazanin te vetmin ishull qe shqiptaret kane, Jared Kushner! (ku Kryeministri Edi Rama emrin e tij e shoqeron me togefjaleshibn (dhendri i ish presidentit Trump). Kush eshe Jared Kushner : ish keshilltar ne qeverine e vjerrit te tij, dy dite pasi u largua nga shtepia e bardhe Jared Kushner krijoi nje kompani private duke marre ne menyre te jashteligjshme 2 bilion dollare nga princi saudit Mohammed bin Salman (sigurisht mbas takimeve(pazareve) te dyshimta te ish presidentit Trump me Mohammedin . Ne te njejten kohe Princi Mohammed ishte implikuar shume keq me vrasjen e gazetarit te Washgington Post, Jamal Khashoggi (ku dihet tashme me urdher te tij e bene copa copa gazetarin edhe e zhduken ke vetem ata e dine. Pra nga ky Princi me duart te lyera me gjak, i dha Jared 2 bilionat edhe bashke klrijuan kompanine qe do te investoje ne Shqiperi. Mos u cudisne qe nje dite edhe mund tja freezin(ngrijne keto dollare Jared Kushner. Se kush eshte vjehri i Jared dihet ,eshte presidenti i pare ne historine 234 vjecare te SHBAse qe akuzohet penalisht e po perballet me dhjetra gjykata per 91 ceshtje kriminale, te cilit ne nuk paguan deri te Henen 465 Million dollare , gjykata vendos ti pervetsoi pasuri te ndryshme te tijat deri sa te plotesohet kjo shume dollaresh. Per mos ta zgjatur me gjate, habitem edhe e kam veshtire te kuptoj kryeministrin e vendit tim(sepse nuk me duket kaq naiv) e degjoj qe deklaron me krenarie pa ju trembur syri, erdhi Jared me jahtin e tij thote ,pime nje kafe e beme muhabet edhe une vendosa tja jape Sazanin(sikur Sazani i vetimi ishull prone e Shqiperise e shqiptareve te jete bahcja e shtepise se Surrelit). Per mendimin tim jo vetem Jared Kushner edhe Princi (duar gjaku)Mohammed jane te dyshimte ne kete investim ,por edhe vete Edi Rama eshte i dyshimte , te mos harrojme qe kryeministri yne ka bere pazare edhe me kreun e larte te FBI, McGonigal ,qe sot eshte ne burg. Qe te mos me keqkuptoni, nuk jam kunder investimeve,invesitore te huaj,por ju qeveritare edhe ti Kryeminister qe po ja jepni xhanin atdheut mos u ekzaltoni e mastruboni se Jared ben shqiponjen duke thene uji eshte blu kristal si Maldivet e i jepni 3 milje(4 kilometra) nje vije bregdetare e 566 hektare ne mes te zemres se Mesdheut (qe Jared as ne ender si ka pare apo degjuar), nuk eshte e vertet qe do pasurohet Shqiperia e shqiptaret me resortet e Jared ,Jo,Jo, Jared Kushner , Mohammedi i Saudise edhe ca “Muhammede”: te qeverise ata po do te shtojne milionat e dollareve, kush do te pasurohet! 400 -500 pastruese,apo 300 sportelistre gra e vajza shqiptare,kamarieret e pjatalaresit qe do presin rroga therime nga Kushner, apo keni ndonje iluzion qe shqiptaret do shkojne me pushime ne resortat e Jared edhe Muhammedit???? Mos beni pazare me Sazanin, do ju zene mallkimet e popullit , mendohuni mire Shqiperia nuk eshte prona juaj private eshte e jona e te gjitheve. Le te behemi bashke te gjithe e te protestojme fuqishem,duhen ndalur sa seshte vone keto pazare te ndyra te politikes Shqiptare, e morren Atdheun,horrat, mafiozet,hajdutet e kriminelet! p.s. Tema ju lutem mos e censuroni komentin tim. Faleminderit