“Doktori na ftoi në luftë ‘vëlla-vrasjeje’”, Basha flet për Bardhin dhe ata që “e tradhtuan” dhe shkuan me Berishën

21 Mars 2024, 22:55Politika TEMA
“Doktori na ftoi në luftë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar këtë mbrëmje në një intervistë në Top Story me Grida Dumën, në Top Channel, foli për ata “që e tradhtuan” dhe shkuan në grupin e Sali Berishës.

I pyetur se përse njerëzit që ai vetë i mbështeti dhe i promovoi në politikë, konkretisht për Gazment Bardhin, sot janë në anën e Berishës, tha se është një zhgënjim dhe se kjo duhet të kthehet në mësim.

Më tej shtoi se Sali Berisha kërkoi që t’i çonte në “vëlla-vrasje” dhe se nëse ai dhe grupi i tij do të reagonte, mund të shkohej në “një luftë civile” brenda PD.

“Shpjegim njerëzor fare normal. Të gjithë në jetën tonë japim besim, diku marrim besim mbrapsht, diku zhgënjim. Nxjerrim mësim nga këto, kjo ndodhi. Është një dramë e madhe për PD, por nga këto nxjerrim mësime.

Ajo ku na ftonte doktori (Berisha) ishte një luftë vëlla-vrasëse me njëri-tjetrin. Siç e patë kulmoi në atë ngjarje të shëmtuar… Zgjedhja ime, e çdo lideri mendoj në një situatë të tillë, është të bëjë gjithçka, ndoshta dhe grupin për të lartësuar veten, apo të bëjë çdo gjë përfshirë sakrificë dhe veten për të shpëtuar grupin.

Dhe zgjedhja ishte e qartë. Nëse do ishim futur në betejë dhe ne, as muret nuk do i mbeteshin PD. Do ishim futur në një luftë civile brenda njëri-tjetrit. Nga kjo përfitonte Rama dhe dëmtohet PD dhe Shqipëria”, tha Basha.

6 Komente

  1. e
    erion

    Nje strateg Anglez ka thene: Po don te besh lufte per shtat pale qejfe, shkakto lufte civile ne shtetin armik. Kejo eshte arresyeja qe mender lideri historik i pd nuk i ndal perpjekjet per lufte civile ne Shqiperi. T

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Po te plaste lufta civile brenda Pd-ës(siç plasi ne fakt),te shembeshin muret,tu kacafuteshit me keq me koke dashi ,deri ne derexhen e fundit,Shqiperia jo nuk humbte,por do lartesohej me shpejt o Luli Basha.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lulushi

        Hahahah,po ty kush te promovoi ne politike?ndihesh i tradhtuar ti?po mijra demokrate si ndihen qe I ke lon per vite e vite pa perfaqsim?pa mbeshtetje,tu pa interesin e kunatit e te familjes,ti I ke mashtru demokratet qe diten e pare qe ke hyre ne politike,te jesh budalla sesht faji yt,po sherr budalla po.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Edhe njëherë kur, me mbështetjen amerikane, t'u dha mundësia, në përballjen me "babain" tënd politik, të tregoheshe burrë, dështove! Dhe jo pa arsye kjo: Se ti në 2005, nuk u zgjodhe për t'u bërë lideri i PD, ndërkohë që ajo ishte prona e emisarit të Ramizit dhe Xhelilit. Ti ishe zgjedhur të shërbeje me përulësi dhe besnikëri. Por edhe pse e vërteta ishte kjo, gjitgsesi t'u dha mundësia të tregoje se ishe talent (!) në politikë dhe tregove që jo vetëm nuk ishe dhe nuk je, por me veset e tua dhe deformimet e shumta të karakterit, nuk ngjite në elektorat. Ky gjithmonë në fytyrën tënde shihte atë të mentorit tënd. Kjo është aq e vërtetë sa në "përballjen" me babain, ai të tregoi qëllimin e vërtetë që kishte për ti, ndaj dhe t'u kundërvu me egërsi, dhe ata, kryetari i të cilëve ti ishe emëruar, i shkuan atij pas dhe jo ti. Po nuk e ke kuptuar ende se në çdo aspekt, je dështak, hëpërhë ke ngelur në "Parti e Vulës", se sa një PD elektorale, kur ajo sot, hëpërhë, quhet "Rithemelim". Do jetë fati i "vulës" se çdo bëhet me të dy këto, por gjithsesi ti nuk do bëhesh dot kurrë lider. Ndaj Lul, në kuotat e tua më të ulta politike, bëre gabim që u ktheve! U tregove buf, sepse qyshse pezullove Sa-lehun, dhe e pe reagimin e tij, në vend që të filloje një fushatë ristrukturimi të Partisë, në vend që të ishe ti në krye të deberishizmit të saj, ia fute gjumit dhe ia le terrenin një plaku tashmë "non grata". Nuk jam naiv në këtë që sapo shkriva, se e di që ti nuk je nga ato 'xhike', por thjesht për të treguar se ti je aq i kompleksuar nga Berisha, sa as emrin nuk ke guxuar kurrë t'ia zësh në gojë sa dhe tani e quan "doktori", a thua se ti je pacienti i tij. Thënë këtë, bëj shqiptarëve shërbimin e fundit, ua ke borxh! Xhvishu nga frika dhe kompkekset që ke ndaj "doktorit", rrëfeu për mëkatet që keni mbi shpinë, qofshin ato individuale qofshin së bashku dhe....largohu! Të paktën kurseje atë minimum dinjiteti që të ka mbetur (nëse), sepse është më mirë një fund të tmerrshëm sesa, duke u zvarritur, një tmerr pafund. Dështimet e tua nuk do kenë të ndalur. Mos ki frikë, Saliu është në grahmat e fundit politike por dhe PD me apo pa vulë, është në atë gjëndje po ashtu. Nga hiri i saj të tjerë do jenë ata që do duhet të rindërtojnë një forcë të re politike, pa ju dhe pa berishizëm, e aftë që kur të vijë dita e përballjes së vërtetë me PS, ta mundë atë. Është dhe tani koha, por fatkeqësisht, nuk jeni ju në kohë. Ndaj "doktorin" ta larguan, s'e bëre dot vetë, tani largohu vetë dhe ti. Lej në fatin e tyre karavidhet e shportës "Rithemelim" me gazbardhëra e mul(t)nokëra e co. se pas një viti, me ta do merren shqiptarët në zgjedhjet e rradhës.

          Përgjigjjuni
          1. K
            KJO BOTE ESHTE ME RROTA.

            FORCA ZOTI BASHA. LUFTO PER PENSIONISTET QE I KA LENE QEVERIA PER FAQE TE ZEZE. MENDO SI PER PRINDERIT E TU . DO TE JETONIN DOT ME 20 MIJE LEK PENSION? AI QE KA ME SHUME SE 10 VJET NE PUSHTET, EDHE INDEKSIMIN E BEN ME HILE .

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daku

              Ty te shpetoj rama mor bastard,se dhe per pak te kishin nxjerr ty ,dhe ata mercenar me pagese qe kishe ne seli,ti je i vetmi kryetar partie ne botee,qe i ke vu hekra selise se partise,dhe ke perjashtu antaret e partise ku ti ishe kryetar,dhe tani del e thua hajde mu bashkoni,ti more zotri je nje lloj specie qe duhet studiuar,osé ai qe te jep keshilla ty ,tall trapin,se ska mundesi

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje