75 vjet NATO, ambasada e SHBA-ve: Aleanca mbron më shumë se 1 miliard njerëz në botë

4 Prill 2024, 14:00Politika TEMA
75 vjet NATO, ambasada e SHBA-ve: Aleanca mbron më shumë se 1 miliard

Ambasada e SHBA-vë në Tiranë, ka publikuar një mesazh në 75-vjetorin e themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Ambasada amerikane përkujton 75-vjetorin e themelimit të Kartës së NATO-s nga 12 vende anëtarë fillimisht.

Në reagimin e ambasaës theksohet se aleancës e NATO-s, ka shërbyer si një mburojë kundër agresionit duke siguruar mbrojtje për më shumë se 1 miliard njerëz.

“Sot shënojmë 75 vite nga themelimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Më 4 prill 1949, Traktati i Atlantikut të Veriut (i njohur si Traktati i Uashingtonit) krijoi themelin e NATO-s me 12 anëtarë themelues.

Për 75 vjet, Karta e NATO-s ka shërbyer si një mburojë kundër agresionit dhe ka sjellë stabilitet, paqe dhe siguri më të madhe në botë.

Tani me 32 vende të forta, NATO mbron më shumë se një miliard njerëz. Ne jemi një komunitet aleatësh i bashkuar nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë individuale, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në reagim.

Lini një Përgjigje