A është kryetar i PD Alibeaj? Flet përfaqësuesi i KAS

20 Mars 2023, 14:41Politika TEMA

A është kryetar i PD Alibeaj? Flet përfaqësuesi i KAS

Përfaqësuesi i KAS, avokati Ledio Braho tha për Euronews Albania se përse KAS vendosi të njihte si kryetar të përkohshëm të partisë demokratike Enkelejd Alibeaj.

Ai ka treguar gjithashtu mundësitë që kishte KAS për të regjistruar Partinë Demokratike si subjekt zgjedhor, ku më e arsyetuara sipas tij ishte zgjedhja e Enkelejd Alibeaj,


“Kishim dy kërkesa për regjistrimin e Partisë Demokratike një kërkesë nga pjesa zyrtare dhe një kërkesë tjetër ishte e firmosur nga Sali Berisha në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shqyrtoi të dyja kërkesat dhe vendosi të mos regjistronte asnjë nga subjektet.

Sa i përket grupimit e përfaqësuar nga Sali Berisha, argumenti ishte se ky subjekt nuk legjitimohej sepse i mungonte vërtetim. Nga ana tjetër në subjektin e përfaqësuar nga sekretari i çështjeve ligjore, kërkesa nga KQZ u refuzua, pasi kishin një autorizim që nuk ishte i formuluar saktë dhe e dyta akti solemn nuk ishte nënshkruar nga kryetari i Partisë Demokratike, që sipas zotit Celibashi dhe vërtetimit të nxjerrë nga gjykata ishte zoti Lulzim Basha.

Të dyja palët e ankimuan vendimin në KAS. U vendos të regjistrohej partia demokratike me nënkryetar zotin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar dhe të rrëzohej kërkesa e zotit Berisha. Argumenti që duhet të japim janë mundësitë e KAS-it, ishin katër.

E para të regjistronte Partinë Demokratike me kryetar Lulzim Basha, mund ta regjistronte me kryetar Sali Berishën, me Enkelejd Alibeaj apo të regjistronte të dy grupimet. Enkelejd Alibeaj është përfaqësues i Partisë Demokratike i përkohshëm në raport me palët e treta, kjo është e parashikuar nga statuti partisë”, – tha avokati Ledio Braho. 

2 Komente

  1. L
    Lali Fiku tiranasi i vjeter qe e quan veten tironc

    Avokat Ledio Leshi, Alibej nuk eshte emeruar nga Keshilli Kombetar i PD sic e kerkon Statuti i kesaj partie, por eshte emeruar nga Sekretari PD fytyre lesh-arapi Gazi i Zi. KAS ka marre vendim ne shkelje te ligjit dhe te Statutit te PD. Avokat si puna juaj gjen sa te duash per te fshire carin, qe ligjin nuk dini t'a lexoni e jo me t'a interpretoni. Toc

    Përgjigjjuni
    1. L
      Londinezi

      Avukat o avukat te lutem me ndihmo te gjej kush ma rruajti leshin a k..it kur isha be gjume?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje