
Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e regjistroi në zgjedhjet vendore 2023, kryetari komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sot pasdite Kryesinë dhe Grupin Parlamentar.
Kjo është edhe mbledhja e parë që grupi i PD do të zhvillojë në zyrat e reja që kanë marrë me qira rrugën Donika Kastrioti.
Në fokus të kësaj mbledhje do jenë diskutimet për zgjedhjen e kandidatëve për garën elektorale. Mbledhja e sotme është e rëndësishme për Alibeajn, pasi duhet të përcaktohen kandidatët e ndërsa koha nuk është në favor të tij.
27 marsi është afati i fundit për të regjistruar kandidatët në KQZ, ndërkohë që Alibeaj deri më tani ka bërë publik shumë pak emra, në ndryshim nga kampi tjetër i PD-së që ka të publikuar listën e plotë të kandidatëve, ndërsa PS pothuajse i ka përcaktuar të gjithë dhe mbetet vetëm zyrtarizmi më 25 mars.
Në mbledhje pritet të zyrtarizohen kandidatët, por nuk dihet nëse do të bëhen publikë deri në afatin e fundit që është 27 marsi.
brovo gjigant!!!!!!!!
Ky ka fondet e shtetit per partine PD ,po ai i damkosuri Non Grata me cfare pare e paguan qerane e shqupit ?
U mblodhet per teferiç? Te gjithë zgjedhesit e tejngopur nga luga boshe 10 vjeçare e Ramës mirepo edhe të neveritur nga e shkuara e binomit politik Berisha Meta, nuk kanë per te votuar juve. Rrini te zyrat e reja, porosisni kafetë e beni mbledhje produktive e ne fund dilni me një deklarat të fortë. Ju jeni mediokër të ngelur jetim. Çfarë tragjikomedije!
nuk e di a kan marr me vehte letra bixhozi keshtu ndajn parate qe ju dha rama haaaaaaa sa qesharak jane bere pastaj bejne kampionatin e te rames me dorehaaaaaaa.
Lepuri eshte fshehur gjetiu, perse duhet te marre zyra te reja me qi-ra Alibej kur ai ka PD zyrtare dhe vulen, pra i takon godina e shqupit, per kete te njoftoje Policine e Rames per te debuar Saliun. Me largimin nga shqupi PD "zyrtare" i hap rrugen Rama-Velise per te debuar si te paligjshem nga shqupi foltoren e saliut dhe oligarku i rradhes do te ndertoje nje bllok me pallate te larta nga ish Hotel Dajti deri ne kufi me xhamine. Keto plane kane mbi nje vit qe jane denoncuar.