Arrestimi i Lefter Allës, Balla: Nuk marrim në mbrojtje askënd, nuk jemi zyrë avokatie! Përgjegjësia personale

20 Mars 2023, 11:11Politika TEMA

Arrestimi i Lefter Allës, Balla: Nuk marrim në mbrojtje askënd,

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbajti këtë të hënë një deklaratë për media, ku u pyet në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla për abuzime me tendera.

Balla në përgjigjen e tij tha se qëndrimi i Partisë Socialiste është i qartë, se nuk do të jetë zyrë avokatie për askënd. Ai theksoi se kushdo që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi individuale.


“Çdo javë apo çdo muaj ke një kryetar në vendin fqinj, anëtar në Bashkimin Evropian që ke raste të tilla. Kjo është një gjë që nuk ka të bëjë dhe nuk ka asnjë koment për këtë. E kemi thënë dhe e kemi stërthënë, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk është zyrë avokatie për askënd.

Përgjegjësinë përballë ligjit e ka secili prej tyre. Qoftë kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar nga SPAK dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim dhe do të vijojë ta mbajë.

Në SHBA FBI-ja shkon në Shtëpinë e Joe Biden, unë nuk di ndonjë që t’i thotë Partisë Demokratike amerikane se përse FBI-ja bastis banesën e presidentit”, tha Balla.

 

6 Komente

  1. A
    Ariani

    Z. Balla dakord qe nuk jeni zyre avokatie per asnje nga nenpunesit e PS qe abuzojne por duhet te jeni zyre avokatie per 4 familjet e simpatizanteve tuaj qe u vrane ne bulevard me 21 janar plot 12 vjet me pare,per familjet e 26 viktimave te Gerdecit, per viktimat e 97 etj. Te gjithe po e kuptojne nga dita ne dite qe SPAK nuk ju llogarit fare e tall lesht me ju,e do ta mbushi qelite ne Rec vetem me ju.Kjo drejtesi nuk ka guximin te denoje nje fare Salianji duke ja shtyre gjykimin ne apel 7 here! Kujtoni se do tju votojme gjithmone ? Turp !!!

    1. T
      Tersi

      Fjalë të arta: "Përgjegjësi personale" për ministrat deputetët k.bashkive të korruptuar!. "Le të hanë kokat me njëri tjetrin" për bandat e krimit!. "Sipërmarrsit i hapën gropën vetes" për largimin e puntorve jashtë!.....rama

      1. L
        Lam Qafoku

        Shif shif, sa i squt ky garipi! Hajde bab sa bukur e vertit muhabetin. Po mre bab po, tamom ashtu si thu ti, personale! Gjith k’ta gjynafqart ta mbaj’n kurriz njime “personalen” se Edua soj tuj bo derman k’tyne. Eni ti bab, ke namuz fort ti, veç ruhu bab e ki men’jen se kjo “personalja” qenka si zog skifteri, tuj u vertit n’hava t’socialistave e t’nis Edua te “personalja” ene tyja.

        1. L
          Lam Qafoku

          Masanenja, qenka skile hilqera kjo” personalja”, si mre bab kjo tuj gjujt veç “Lefterat” e socialistve??!! Amon mre çuno ruju, ruju bab se me at kaptinen e modhe, vallahi “Lefter” dukesh ene tija.

        2. F
          Fat man

          Qytetaret duhet te rrethojne me tel me gjemba te gjitha godinat e PS dhe t'i shpallin burgje te sigurise se larte. PS me kryetar te droguarin Ed, me "avokat" Tao-Taon Balla etj mafioze antishqiptare eshte kthyer ne cerdhe krimi te shpallet e paligjeshme, ja kane kaluar edhe Sali Babezise e shqupisave.

          1. R
            Real

            Ou po kur u be edhe ky koke lope me dhane leksione te drejtesise. A e ke marre autorizimin nga nga shalegjati per tu shprehur keshtu. Shume i squet dukesh ti dallkauk i koheve te para qysh nga Tosi i P.S. se vetem i PS nuk je se ke perqafuar ripjelljen tashti. Ptu rrace e qelbur qe ju vjen era kalbesire.

            Lini një Përgjigje