Deputeti demokrat: Brenda opozitës ka aktorë që duan zhdukjen e PD, kanë qëllime personale

19 Mars 2023, 14:55Politika TEMA

Deputeti demokrat: Brenda opozitës ka aktorë që duan zhdukjen e

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja tha në një intervistë për Euronews Albania se brenda opozitës ka aktorë që kërkojnë zhdukjen e PD.

Sipas tij, përçarja dhe zhdukja e PD nuk i intereson vetëm Edi Ramës, por edhe disa faktorëve brenda opozitës të cilët refuzoi ti specifikonte që siç tha kërkojnë të marrin drejtimin e saj.

“Brenda opozitës ka faktorë që nuk u intereson bashkimi i PD. Njeriu më i interesuar në këtë histori është Edi Rama.

Por ka edhe aktorë të tjerë në opozitë që kërkojnë që PD pas 14 majit të mos ekzistojë më. Ka interesa të forcave opozitare që nuk dëshirojnë interesat e demokratëve.

Kanë qëllime personale dhe pas 14 majit të marrin drejtimin e opozitës, që nuk do ta kenë të mundur”, tha Gështenja pa përmendur emra.

6 Komente

  1. N
    Noci

    Harrojeni mor burre nje here Ramen e merruni me vehten.Rama nuk ju pati problem ne 2017 ,2021 kur ju ishit te gjithe bashke ejo tani.Ju vazhdoni t'a keni frikë plakun qe po ju çon drejt shkrirjes ose po ju dorezon tek Meta qe eshte me komunist se Sala.Ju duhet te protestoni kunder vehtes se perndryshe mbaruat

    1. t
      tefiku

      Derisa nuk nxjerr emra dhe fakte atehere ato qe thua jane dengla.

      1. G
        Gimi

        Po iliri po i perdor te gjitha mundesite kete koh e ka pritur

        1. M
          MOKRARI

          PO ILIR METAJ ESHTE AI QE KERKON TE MARRE DREJTIMIN E PD MBAS BERISHES PRANDAJ MOS NGATERRONI RAMEN NE KETE PROCES POR BASHKOHUNI SI DEMOKRATA DHE MOS I LINI KRAHE TE LIRE ILIRIT .BERISHA JU KA TRADHETUAR ME KOHE PER INTERESAT E TIJ PERSONALE.

          1. A
            Agronomi

            Geshtenja po thyen arra të kalbura që nuk kanë asnjë vlerë . Gështenja e bukur ka vlera ushqimore të pa diskutueshme , po një e kalbur nuk i hyn kujt në punë , bile qelb dynjanë .

            1. t
              tony

              O lefteqiri ju keni zhdukur vet veten per nje vule hengret gjel dhe hengret pule ju po vriteni se ne kohen e dulles per nje dhome ok mos akuzoni te tjeret si salehi qe thote ky isherben Rames e ky isherben Rames ok zhdukeni serbofil pelicilinen qe vrau kosovaret me tanket nafte te milloshit ok . Pastroni plerat dhe ferrat dhe hapni rrugen e drejte per nje opozite serioze qe te luftojne per zhvillim dhe jo per karrike

              Lini një Përgjigje