PD nxjerr kandidat për Bashkinë Vorë mjekun Ibrahim Bruka! Në 2020 kandidoi për deputet në qarkun Kukës

18 Mars 2023, 19:50Politika TEMA

PD nxjerr kandidat për Bashkinë Vorë mjekun Ibrahim Bruka!

Partia Demokratike ka nxjerrë si kandidat për zgjedhjet vendore 2023 në Bashkinë Vorë, Ibrahim Brukën. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale vetë faqja zyrtare e PD.

Bashkëngjitur me foton e tij kanë publikuar edhe jetëshkrimin e kandidatit. Para dy vitesh, mjeku kandidoi për deputet në qarkun Kukës. 

“Ibrahim Bruka, Kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Bashkinë #Vorë

Ibrahim Arif Bruka është lindur në 15 Shkurt 1962 në Ujmisht të Kukësit. Në vendlindje ka mbaruar arsimin 8-vjeçar të kohës. Arsimin e mesëm të përgjithshëm në vitit 1977-1981 në shkollën e mesme të bashkuar në Kukës. Gjatë viteve 1981-1982 kreu stazhin në prodhim. Në vitet 1982-1987 mbaroi studimet e larta Fakulteti i Mjekësisë, dega mjekësi e përgjithshme në Universitetin e Tiranës.

Ne vitet 1987-1988, Ibrahimi ka punuar si mjek i përgjithshëm në Kukës. Në vitet 1988-1991 ka kryer studimet post universitare për kirurgji dhe gjatë kësaj kohe është emëruar mjek kirurg në QSUT, Nënë Tereza, Tiranë.

Aktiviteti politik: Aktiv gjatë lëvizjes së dhjetorit 90’dhe në vazhdim pa shkëputje.

Në viti 2001 Ibrahim Bruka ishte kandidat për deputet dhe fitues në zonën 44 në Tiranë. Pjesëmarrës i përhershëm në të gjitha fushatat për zgjedhjet qendrore dhe lokale dhe i deleguar në Tiranë dhe në qarqe të tjera. Anëtar i komisionit të disiplinës, i votuar nga Këshilli Kombëtar i kohës nga viti 2005 deri në vitin 2009. I propozuar për çdo fushatë lokale dhe qëndrore si kandidat nga Tirana, Kamza, Vora dhe Kukësi. Pjesë e primareve reale në 2020 dhe fitues i garës. Aktualisht anëtar i KKPDSH, nga Kuvendi i Korrikut 2021. Asnjë lidhje me diktaturën personalisht por dhe nga familja.

Ibrahim Bruka kandidon për Bashkinë Vorë, me qëllimin e vetëm: T’i kthejë pushtetin vendor qytetarëve të Vorës, të cilët kanë nevojë më shumë se kurrë për një vizion e qasje të re të mirëqeverisjes!”- thuhet në postim.

10 Komente

  1. M
    Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

    Patate nga Kukesi kryekar ne Vore. Stazhin ne prodhim kur mbaroje te shkollen e mesme e benin vetem tocat qe kishin mesatare te ulet ne mesime, pra ishin toca.

      1. M
        Muhameti

        E ke gabim or mik se stazhi ne prodhim per nje vit pas mbarimit te shkolles se mesme ishte i detyreshem per te gjithe djemte pavaresisht nga mesatarja, ndersa vajzat shkonin direkt ne universitet.

        1. n
          nice

          Familje fisnike djale fisnik

          1. n
            nice

            Vora ta kete per ndere kete intelektual mjekesor

            1. L
              L

              Ka qënë rregull që çdo mashkull ( femrat nuk bënin stazh) që mbaronte shkollën e mesme në atë kohë bënin një vit stazh në prodhim quhej bujqësi, ndërtim miniere etj!

              1. M
                Mara emigrante ne Itali

                Sa memorje te shkurter qe keni o komentues asnje here nuk ka qene qe kur mbaroje shkollen e mesme te beje stazh po ja fusni kot ajo qe nuk kuptoj eshte mbarimi i universitetit per kirurgji 3 vjet ,kjo me duket pak e çuditeshme mendoni nga buqesia tekirurgjia po ne ato vite 1990 mund te mbaroje edhe per astronaut se ishim ne demokraci .paska nje kurikulum te pd per tu bere Krietar i Bashkis .

                1. M
                  Mara emigrante ne Itali

                  Sa memorje te shkurter qe keni o komentues asnje here nuk ka qene qe kur mbaroje shkollen e mesme te beje stazh po ja fusni kot ajo qe nuk kuptoj eshte mbarimi i universitetit per kirurgji 3 vjet ,kjo me duket pak e çuditeshme mendoni nga buqesia tekirurgjia po ne ato vite 1990 mund te mbaroje edhe per astronaut se ishim ne demokraci .paska nje kurikulum te pd per tu bere Krietar i Bashkis .

                  1. u
                    uzurpusi i kryeministrise

                    Cudi,do te ish me mire nga Kosova,sipas perziersit te bojrave Rami.

                    1. M
                      Mohikani

                      Po se heke doren nga pedeja E Hengre more Lal.

                      Lini një Përgjigje