Hysni Demiraj, avokati i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla ka folur para mediave në përfundim të seancës në GJKKO duke u shprehur se është sulm politik.
Sipas Demirajt, është bërë se nuk pranoi të hiqte dorë nga gara në zgjedhjet e 14 majit.
“Është fillimi i procedimit. Prokuroria shqiptare dhe gjykata nuk kanë arrestuar vetëm rojën dhe pastruesen e bashkisë. Ne juristët duhet të jemi më të matur.
Ai bëri gabim që i kushtoi shumë shtrenjtë se duhet të ishte më i zgjuar e duhet të kishte pranuar atë moskandidim. Ne do ndjekim rrugën ligjore, do ankohemi në panel. Skandali më i madh kur akuzohet për 2 akuza.
Nëse një zyrtar mund të ketë kryer shkelje të barazisë së tenderave, s’mund të akuzohet për shpërdorim detyre. Të akuzosh për 2 vepra penale më duket e padrejtë vetëm të bësh bujë, megjithatë sistemi është treshkallësh. Fillimi sa ka nisur.
Ne s’kemi në dorë asnjë provë. Ne kemi pasur 2 netë në dispozicion. Ky është sistemi. S’jemi për të shajtur sistemin por për të mbrojtur Lefter Allën. Lefter Alla para marrjes së detyrave në bashki ka qenë biznesmen i suksesshëm. Ju garantoj që nuk ka ndërhyrë në një tender me 3 milionë euro.
Edhe në Bulqizë ka jetë por ai popull nëse është pa bukë, le të mbesin edhe pa atë kanal, le të mbesin edhe pa ujë. 90% e punimeve janë të kryera. Nuk ka hetuar fare prokuroria se si është problemi në terren. Megjithatë të mos paragjykojmë, vijojmë hetimet”, tha Demiraj.
Dyshja Kriminale AntiShqiptare saleh mutaj , kan hedhur ne Loje e urdheruar te bejne Zhurme me gjasme Hetime nga Kampi PS-s per perfitime ne zgjedhje e 14. - Shteti duhet te kerkoj Shperndarjen e Spak menjiher si nji Kollon e Pest brneda Shtetit Shqiptare i cili i sherben bande e qareve Anti Shqiptare . Duhet te mblidhet Parlamenti Urgjend dhe kerkoje zbythjen e Agjentit Antishqiptare Spak .te gjithe me Vila ne Lalz fisqiret AntiShqiptare dhe Qeverria ben sehir !!!!!!!!!!!!
Dhe shalegjati mbane radhen e arrestimeve per personat qe e pengojne ne hajnine e tije
Dumani i shupenzes ndoshta ka dore ne kete arrestim, i ka shkelur ne ndonje problem andej nga familja
Foli dhe Burri i Shefkies se perjashtuar nga Vetingu... Po ju jeni ne koven e non-grata's mor
Kushdo nga politikanet qe arestohet fjala e pare qe thone eshte:Gjyq politik.Veprimi dyte qe bejne shtrohen ne spital nga zemra.Populli i thjeshte shkon ne gjykate kokulur dhe pranon fatin e tij me dinjitet