Dokumentet: 5 mashtrimet e “heroit amerikan” të “Foltores”, Mark Crawford

18 Mars 2023, 10:10Politika TEMA

Dokumentet: 5 mashtrimet e “heroit amerikan” të

Episodeve të sforcuara me regjizor shqiptar të serialit “MCGonigal” ju shtua së fundi edhe një kolazh mashtrimesh publike të lëshuara nga ish-drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë Mark Crawford. Ky i fundit u përdor nga opozita e “non grates” Sali Berisha në përpjekjen për të rindezur “fitilin” e lagur të “molotovit” me të cilin po përpiqen prej muajsh të godasin qeverinë e Edi Ramës për afera të supozuara me vendburimet e naftës.

Dy fakte do të mjaftonin për të hedhur poshtë gjitha akuzat e Crawford. Së pari, fakti se ai që sot prezantohet si një ish-drejtues i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë nuk tregon se në fakt është krejt në konflikt interesi si i përfshirë drejtpërdrejt në tentativat për “rrëmbimin” e vendburimeve të naftës përmes marrëveshjeve spekulative dhe mashtrimeve financiare.

Së dyti, britmat se pse nuk bie këmbana e kanë vetëm një përgjigje: këmbanë nuk ka fare! Vendburimet Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Ballsh Hekal për të cilat po gatuhet gjithë kjo gjurulldi publike u dhanë me koncesion nga Sali Berisha dhe u shtetëzuan nga qeveria e Edi Ramës. Sot e kësaj dite ato blloqe janë në pronësi të shtetit dhe prej shtetëzimit nuk i ka administruar për asnjë ditë asnjë kompani private, rrjedhimisht as ruse, as amerikane, as kineze, as shqiptare!

Gënjeshtra Nr.1 e Crawford

Kompania Stream Oil and Gas, regjistruar në ishujt Kaiman, e ish-bashkëjetuesit të Albana Vokshit dhe pranë familjes Berisha mori prej këtij të fundit në vitin 2007 vendburimet e naftës Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë. Falë favorizimit të qeverisë Berisha, nga 2007 deri në 2013 ata krijuan 27 milion USD borxhe ndaj shtetit. Me ndryshimin e qeverisë, në fund të vitit 2014, tanimë siç duket qartë edhe nën ndërhyrjen prej sekseri të Mark Crawford, kjo kompani ju shit biznesmenit amerikan Mitchell Malone i cili zotëron kompaninë TransAtlantic Petroleum. Shumë shpejt, biznesmeni do të merrte vesh se ishte mashtruar nga shitësit shqiptarë dhe ndërmjetësi Crawford pasi përveç 27 milion USD ndaj shtetit kishin fshehur 40 milion USD të tjera detyrime që Stream Oil i kthyer tanimë në TransAtlantic Albania kishte ndaj furnitorëve të tjerë privat. Menaxhimi i ri amerikan konstatoi se shumica e këtyre borxheve ishin fatura fiktive të sajuara nga njerëz pranë Berishës për të zhvatur miliarderin amerikan. Në këtë situatë ai vendosi të kalojë aksionet tek një shoqëri tjetër të cilës do t’i vinte kusht parësor shlyerjen e detyrimeve ndaj Albpetrol.

Gënjeshtra Nr.2 e Crawford

Ndryshe nga sa gënjen Crawford, qeveria nuk përzuri miliarderin për tua dhënë blloqet e naftës rusëve por ishte ai që bindi biznesmenin amerikan që pasi kuptoi mashtrimin tua shiste kompaninë një grupi biznesmenësh shqiptarë të drejtuar nga Naim Kasa duke ja prezantuar si biznesmen serioz. Në fakt Naim Kasa kishte marrë nga qeveria Berisha 9 vendburime tjera nafte në muajt e fundit të qeverisjes përmes Phoenix Petroleum, i akuzuar publikisht për vjedhje, falsifikime dhe mashtrime në Shqipëri e Amerike për të cilat dhe është arrestuar në vitin 2020.

Malone ja shiti në fillim të vitit 2016 kompaninë TransAtlantic Albania me vendburimet zotit Crawford dhe miqve të tij shqiptarë. (Shiko faksimile Nr.1 lajmi për transaksionin) Përfaqësuesi direkt i miliarderit Malone, z. Douglas C.Nester në një e-mail dërguar në datën 5 Maj 2016 ministrit të kohës Damian Gjiknuri shprehet “TransAtlantic Petroleum dëshiron të ju shprehë vlerësim për mbështetjen që ju i keni dhënë përpjekjeve tona në Shqipëri”. Në këtë e-mail ai njofton se kompania e miliarderit nuk ka më asnjë lidhje me kompaninë bijë TranAtlantic Albania dhe as nuk përgjigjet për veprimet e mëtejme të Mark Crawford dhe miqve të tij shqiptarë. (Shiko faksimile Nr.2) Kjo rikonfirmohet edhe në Qershor përmes një e-maili drejtuar Albpetrolit. (Shiko faksimile Nr.3).

Gënjeshtra Nr.3 e Crawford

Qartësisht çdokush e ka të kthjellët si kristal faktin se e gjithë kjo nuk ka asnjë lidhje me Charles MCGonigal dhe as vizitat e tij në Shqipëri pasi ato nuk kanë asnjë lidhje me periudhën për të cilën flasim por kanë qenë vite më vonë. Lidhja me MCGonigal bëhet vetëm për qëllime të pastra spekulative. Blloqet e lëshuara nga miliarderi amerikan si TransAtlantic Albania u shndërruan në GBC Oil e cila gjatë vitit 2016, me administrator Mark Crawford dhe pronar Naim Kasën e Kreshnik Grezdan nuk arritën të shlyenin detyrimet që kishin ndaj shtetit shqiptar. (Shiko faksimile Nr.4 ku Crawford figuron administrator)

Gënjeshtra Nr. 4 e Crawford

Albpetrol ndoqi gjithë procedurën ligjore duke i dhënë afat kompanisë për të shlyer detyrimet ndaj shtetit. Në kushtet e mos shlyerjes, në Janar 2017 vendburimet u shtetëzuan duke ju kthyer shtetit shqiptar. GBC Oil e Mark Crawford, Naim Kasës dhe Krezhnik Grezdas, e regjistruar në ishujt Kaiman inicioi një proces në arbitrazh kundër shtetit shqiptar. Arbitrazhin pra, ndryshe nga sa gënjen Crawford nuk e bëri miliarderi amerikan por Marku dhe shokët e tij spekulantë shqiptarë. Ata kërkuan 113,372,000 USD dëmshpërblim dhe fitim të munguar nga prishja e marrëveshjes. Ndryshe nga sa gënjen Crawford, arbitrazhi u fitua nga qeveria shqiptare duke u konsideruar të drejta dhe të ligjshme vendimet për shtetëzimin e vendburimeve. Pretendimi i tyre për dëmshpërblim u rrëzua.

Sipas vendimit i njihej kompanisë vetëm pretendimi për kompensimin e efekteve negative të rentës minerare në vlerën 12.5 milion USD. Para të cilat kompania ja kishte derdhur shtetit shqiptar gjatë viteve 2008-2016 përmes tatimeve si rentë minerare. Në total, GBC Oil i kishte shtetit borxh 27 milion USD dhe pas zbritjes së 12.5 milion USD të rentës, do duhet ti derdhte shtetit shqiptar në arkë një shumë prej 14.5 milion USD.

Gënjeshtra Nr.5 e Crawford

Gënjeshtra e rradhës e Crawford është deklarimi se pas vizitës në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Gjiknuri ja dha blloqet e naftës rusëve. Madje spekulimi shkon më tej teksa edhe pjesëmarrjen e Gjiknurit në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tropojës ku MCGonigal mori një titull mirënjohjeje nga kryebashkiaku e shet sikur ka ndodhur në kohën kur merreshin vendimet për blloqet. Ky episod ka ndodhur shumë vite më vonë, kohë kur as Gjiknuri nuk ishte ministër dhe as MCGonigal nuk ishte më zyrtar i FBI.

Blloqet e naftës Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë, që prej Janarit 2017 kur u morën nga ata që i kishin keqmenaxhuar përfshirë edhe Mark Crawford dhe miqtë e tij të afërt me Sali Berishën vazhdojnë të jenë nën pronësi të shtetit shqiptar dhe nuk kanë kaluar asnjë ditë në duart e privatit.

Për dijeninë e atyre që hiqen si kompetent por janë injorant të dobishëm, sipas ligjit shqiptar Hyrja në Fuqi e Marrëveshjes Hidrokarbure bëhet pas nënshkrimit nga Ministri dhe pasi miratohet në Këshillin e Ministrave. Garat e hapura ndërkombëtare për këto blloqe u përballën me përplasjet e kompanive konkuruese me njëra-tjetrën në gjykatë dhe blloqet i mbetën shtetit shqip

35 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    edhe ky ameriqeni eshte rrotkarizuar nga sali shpellari

    1. N
      NaPrishiPune

      https://www.justice.gov/usao-dc/press-release/file/1563516/download

    2. E
      Engjell

      Genjeshtra nr 6. Ik o mero mos na caj prapanicen. Pas 10 vitesh km e cdo shqiptar e njeh mire kush eshte Edi Rama. Tani votohet PS ja jo Edi Rama. Po na shet Ramen per burre te mire ti funderrine

      1. V
        Vranakonti

        Po more Engjell,Edi Rama eshte burr shume i mire se po punon shume mire dhe eshte i pakorruptuar. Deri sot nuk ka as nje vendim gjykate qe te jete skuzuar apo denuar per korrupsion. Ai ka respektin e popullit dhe e voton se e meriton. Ate e bejne fajtor vetem gojeshqyeret e Sali shpellarit,te ciletnuk ngopen me te shpifur. Efi Rama eshte i paster si kristali. Sali Berisha eshte korb i zi,nom grata.

        1. d
          durrsak 24 karat

          Mos fol si djall, ti, Engjell! Je nji injorant qi nuk kupton nga ato qi shkruhen.

          1. s
            shqip

            Engjell-deri tani ne kemi njohur me dhembe e dhemballe kriminelet dhe hajdutet me kollare Sahli Berisha dhe Ilir Metaj. Zotrote duhet te jesh nga ato te nevojtores se Berishes ose te partickes se familjes Metaj, pasi askush qe ka dy para mend ne koke nuk shkruan ato qe ke shkruar zotrote.

          2. V
            Vezet Rehas

            Deri sa te kete Kara qe tu besojne si nga Shqipria ,po me shume nga Kosova,keta Kurvat PeDraste do genjejne,

            1. M
              Mondi

              Dje grushti i një hajni i porositur nga shalgjati Rama e goditi Berishën, sot grushti i Shqipërisë po e godet Edi Ramën. Të vetmen zgjidhje Shqipëria e ka që të bashkuar si asnjëherë më parë ta ndjekin këtë Ramovič hajdutin dhe rrethin e tij, si shitës të interesave shqiptare nga pushteti dhe rrethi i tij. Urime fitorja e madhe Sali Skenderbeg Berisha.

              1. D
                Dakord

                Mondi zgjohu. Humbja e madhe deshe te thoshe. Ai grushti i Gertit do kthehet ne grusht te fuqishem kunder aleances se qelbesirave sali-metaj.

              2. G
                Gramoz Ruci

                Nuk ka mundesi te jene te verteta keto qe thote Marku. Ne jetojme te lumtur ne kete vend dhe as kemi pare e as kemi degjuar per shitblerje pusesh nafte. Qeveria por edhe komandanti nuk gabojne kurre. Por edhe nese gabojne Partia nuk i lejon. A ju shkerdhefsha trute o gazetar qenefi. Mbajani rames me dore edhe 10 vjet te tjera.

                1. M
                  Mara emigrante ne Itali

                  Engjell-djall komenti tregon qe je pa tru lexoje edhe nje here ore dallkauk .shkollohu se je injorant.

                  1. H
                    Hasoni

                    Po mirë ju që mbroni km me dhëmbë si e shpjegoni faktin që ka paguar 200 mije $ këtë tipin e fbi-s cila ka qene arsyeja ???

                    1. d
                      durrsak 24 karat

                      Ti ke lexue vetem ato qi k thane non grata. Nuk merr vesht nga asgja si k... kanari qi je!

                      1. H
                        Hasoni

                        Cilat jan pra mer trongull arsyet që km pagun 1 spiun me ane të 1 ish spiuni sigurimi dhe jo nepermjet kanaleve diplomatike?? Se ju sufllaqet ene me pa ramazonin siper plakes tate do thoni osh tu i tregu rritjen ekonomike

                    2. S
                      Skllaverim i perjete..

                      Grabitje kudo nuk kane lene gje pa e vjedhur dhe shkataruar pasurine Shqiptare qe i takon te gjithe Popullit . Shqiperia ne degradim te plote me keto vjedhje te Pasurise qe kane bere keta sharlatane Demokrate ! Kangrene kudo ne cdo cepe te Shqiperise, prandaj nuk con koke shqiperia ,, edhe Drejtesia Ligjet nuk ka cfare tju beje ketyre ,, Populli nuk ka rruge tjeter ,vetem ti nenshtrohet Skllaverimit..

                      1. S
                        Sorry

                        Artikull i persosur, bravo. Pata mundesine te punoj per transatlantic per gati, 6 muaj...nje rumpalle e vertete...I vetmi amerikan i mire dhe I rregullt, ishte Z. Mitchell Malone, pronari I transatlantic...tè tjeret ishin bullshit, including this shitty Mark Crawford...

                        1. K
                          KCK Live ne Surrel

                          Mc Gonigall eshte nen 2 akuza atje ne Amerike : 1- Per favorizim te atij oligarkut rus mik te Putinit dhe 2 - Per afera korruptive me qeverine e Edvinit. Duroni e mos u boni shtatanike, prisni fundin se si do shkoje ai hetim ...se atje nuk ka SPAK qe e mban si shilte Edi Rama.

                          1. G
                            Gezimi

                            Budallait qe eshte sforcuar te shkruaj kete pacavure i ka ardhur turp te vere emrin poshte saj.

                            1. P
                              Partia

                              Po na thoni që ka edhe amerikanë që gënjejnë e mashtrojnë? Se deri dje na thonit që janë e vetmja e vërtetë.

                              1. N
                                Niku

                                E kam thënë prej kohësh që Crawford është amerikani më negativ që ka ardhur në Shqipëri dhe nuk shqitet, si « muti pas këpuce ». Kjo tregon që veprimtaria e tij i jep rezultat nga ana financiare. Këta tipa duhen përzënë sa më parë!

                                1. N
                                  Niku

                                  E kam thënë prej kohësh që Crawford është amerikani më negativ që ka ardhur në Shqipëri dhe nuk shqitet, si « muti pas këpuce ». Kjo tregon që veprimtaria e tij i jep rezultat nga ana financiare. Këta tipa duhen përzënë sa më parë!

                                  1. N
                                    Niku

                                    E kam thënë prej kohësh që Crawford është amerikani më negativ që ka ardhur në Shqipëri dhe nuk shqitet, si « muti pas këpuce ». Kjo tregon që veprimtaria e tij i jep rezultat nga ana financiare. Këta tipa duhen përzënë sa më parë!

                                    1. U
                                      Ura e tabakve

                                      O Niku po pse t'hiki pri Tirone mërjahu. Ai kushedi se ke çar katuni t'humun t'Amerikes e ka shpin . Atje s'e njef kush kurse k'tu e shofin n'drit t'synit se osht amerikon . Rrin tu e nigju me goj hapët pale se ç'po thot. K'tu m'katun ton ai osht mret kurse atje m'katun t'vet osht lopçar(kaubojs) pranej s'ka pse hikën

                                    2. B
                                      Bureto

                                      Dakord, Mark Crawford gënjen, shpif apo mashtron, pak rëndësi ka se cila nga këto qëndron. Sipas ligjit, si për këdo në këto raste, si do duhej vepruar? Nuk jam i sigurt, por me të dëgjuar e kam, se ky Mark Ceawford është dhe shtetas shqiptar. Po edhe po nuk qe, me siguri që diku ay do duhet të përgjigjet për gjithçka ka bërë e ka thënë në dëm të interesave të shtetit shqiptar, si pasuri imazh e gjithçka tjetër. Në këtë rast, qeveria do duhej të veprojë dhe jo për ndonjë gjë të madhe, por minimalisht të pastrojë veten nga këto shpifje të orkestruara, pse jo edhe politikisht. Ky shkrim, që ta zemë se lexohet nga 100 njerëz te Tema a gjetkë, ndryshon gjë?!?!

                                      1. E
                                        Endri KokeBythe Fuga

                                        Shume artikull i bukur gazeta Tema - xhuxhi me syze i Gjatosh Korrupsionit e ka shkruar shume mire.

                                        1. I
                                          Ilir

                                          U turren qente e slites se Rilindjesne mbrojtje te Rames.

                                          1. t
                                            te vertetat e hidhura sherojne me mire

                                            Ja pra qe ka edhe amerikane qe thone te verteten!

                                            1. F
                                              FUTJA KOT FRROK

                                              po pse o shoku mero edhe ky amerikani pa lidhje qenka berishjan/ po turp a ke ndopak femijt tuaj te paret do te shajne per rrymen qe ke ndjekur turp per ty

                                              1. ?
                                                ????????????????????????

                                                Hasono qenke shume i trashe, Po mire nuk di te lexosh, po a mund te na citosh ndonje burim amerikan, te besueshem qe ja dha tipit te FBI 224,000 Us$ kryeministri shqiptare? Politika ju ze syte, megjuthse hajdutelleqet e Mark Crawford I ka vjedhur Shiperise

                                                1. ?
                                                  ????????????????????????

                                                  Hasono qenke shume i trashe, Po mire nuk di te lexosh, po a mund te na citosh ndonje burim amerikan, te besueshem qe ja dha tipit te FBI 224,000 Us$ kryeministri shqiptare? Politika ju ze syte, megjuthse hajdutelleqet e Mark Crawford I ka vjedhur Shiperise

                                                  1. ?
                                                    ????????????????????????

                                                    Hasono qenke shume i trashe, Po mire nuk di te lexosh, po a mund te na citosh ndonje burim amerikan, te besueshem qe ja dha tipit te FBI 224,000 Us$ kryeministri shqiptare? Politika ju ze syte, megjuthse hajdutelleqet e Mark Crawford I ka vjedhur Shiperise

                                                    1. ?
                                                      ????????????????????????

                                                      Hasono qenke shume i trashe, Po mire nuk di te lexosh, po a mund te na citosh ndonje burim amerikan, te besueshem qe ja dha tipit te FBI 224,000 Us$ kryeministri shqiptare? Politika ju ze syte, megjuthse hajdutelleqet e Mark Crawford I ka vjedhur Shiperise

                                                      1. ?
                                                        ????????????????????????

                                                        Hasono qenke shume i trashe, Po mire nuk di te lexosh, po a mund te na citosh ndonje burim amerikan, te besueshem qe ja dha tipit te FBI 224,000 Us$ kryeministri shqiptare? Politika ju ze syte, megjuthse hajdutelleqet e Mark Crawford I ka vjedhur Shiperise

                                                        1. ?
                                                          ????????????????????????

                                                          Hasono qenke shume i trashe, Po mire nuk di te lexosh, po a mund te na citosh ndonje burim amerikan, te besueshem qe ja dha tipit te FBI 224,000 Us$ kryeministri shqiptare? Politika ju ze syte, megjuthse hajdutelleqet e Mark Crawford I ka vjedhur Shiperise

                                                          1. R
                                                            RusKuDo

                                                            https://top-channel.tv/2018/06/07/ruset-marrin-serish-3-vendburime-nafte-nje-vit-me-pare-tenderi-u-anulua/

                                                            Lini një Përgjigje