Veliaj flet për investimet në njësinë 2: Ndërtuam 7 shkolla, e po asfaltojmë në 70 rrugë

19 Mars 2023, 09:13Politika TEMA

Veliaj flet për investimet në njësinë 2: Ndërtuam 7

Kryebashkiaku Veliaj, ka folur sot për investimet në rrigët e brendshme të lagjeve, duke e konsideruar si një punë permanente që ndodh menjëherë kur ka probleme të tyre.

Veliaj, i cili inspektoi punën në orët e mbrëmjes, tha se ky është një investim i rëndësishëm që lidh dy rrugë: rr. “Mihal Grameno” me rr. “Bako Dervishaj”, e cila më pas del me një kalim te zona e Thesarit për t’u bashkuar me rrugën e Elbasanit.

“Ky është një nga komunitetet më të vjetra të Tiranës dhe për të gjithë ata që janë rritur në këtë lagje ka shumë nostalgji. Më vjen mirë që në aksin e rrugës kryesore po bëjmë një investim kapital, që lidh dy rrugë: rr. “Mihal Grameno” me rr. “Bako Dervishaj”, dhe del me një kalim te zona e Thesarit, për t’u bashkuar me rrugën e Elbasanit. Kemi edhe një degëzim tjetër nga Qyteti Studenti, edhe ajo një rrugë që kishte nevojë për ndërhyrje. Ky degëzim po bëhet me investim kapital të prokuruar nga Bashkia e Tiranës. Xhepat e pallateve që përfshin ky aks po bëhen nga ndërmarrja jonë e asfaltit. Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë: Në momentin që flasim po punojmë në 60-70 kantiere paralele në Tiranë. Edhe në shtëpi, kur ndërrojmë një pllakë, i biem kuzhinës cep më cep. Edhe në qytet, për sa kohë po punojmë në gjithë këto kantiere, do duhet të na jepet mirëkuptim derisa t’i kryejmë këto punë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se së shpejti në Njësinë 2 do ndërtohen edhe dy shkolla të reja, duke e çuar kështu në 7 numrin e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në zonë.

Veliaj tha se edhe për Njësinë 13, po ndëtohen dy shkolla. “Lajmi tjetër i mirë është se në anën tjetër të Unazës së Tiranës, te pjesa e Liqenit të Thatë, në Njësinë 13, do të ndërtojmë dy shkolla të reja. Një do të jetë te cepi i Kopshtit Botanik, në pronë të bashkisë, jo brenda në kopësht; ndërsa shkolla tjetër, gjimnazi “Dritëro Agolli”, do të jetë te Parku Olimpik, te xhepi i krijuar pas mbarimit të ndërtimeve private, ku bashkia ka marrë tokën që i takon për të bërë këto investime. Për Njësinë 2, me dy shkolla të reja në Sauk dhe pasi kemi mbaruar shkollat “Bashkim Fino”, “Mihal Grameno”, “Kosova”, Liceun Artistik dhe Shkollën e Baletit, e çojmë në shtatë numrin e shkollave këtu”.

4 Komente

  1. D
    Diplomati

    Ajo rruga e thesarit eshte 70 m dhe ka nje vit jashte funksionit sepse duhet mbaruar per fushate. Nuk ka njeri me mashtrues se ky vemja i Tiranes.

    1. e
      emigranti

      Mashtrues ordiner. 70 rrugicat I wuan 70 rruge. Pse nuk thote se sa m2 rruge do te asfaltoje.

      1. a
        alphade

        Diplomat ! Lere Veiiajn te ndertoje dhe modernizojne Tiranen pastaj ecni Ju di- plomatet e Saliu me cifteli e sharki qe te gezoni metropolin me te bukur te te gjithe Ballkani e jo vetem !! Durresin do t’a keni vetem 30 minuta larg dhe atje do te lumturoheni me Parkun e Madh te skafeve te kozmopoliteve …..! Se fundi, nje propozim, nje deshire e te pakten 59 vjeteve me pare t’a shikoje Ishullin e Sazanit jo ne baze ushyarake por nje qytet te nje “mije neteve” i rrethuar me graticele apo vila ku ne qendrer te kemi nje “Las Vegas” ne miniature ku te gjithe skafet arabe dhe jo vetem te shkar- kojne ne Ishullin magjepes te Sazanit ….!!!

        1. a
          alphade

          Po komenti im…….

          Lini një Përgjigje