Marrëveshja në Ohër, Begaj: Një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE

19 Mars 2023, 10:05Politika TEMA

Marrëveshja në Ohër, Begaj: Një garanci më shumë

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e dakordësimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.

Sipas tij, ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.

Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët.

Falënderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkruan Begaj.

4 Komente

  1. m
    mustafa

    O Begaj, shif stabilitetin ne Shqiperi se ne Rajon e shofin tjeret... Vazhdo mbyll syt me talljen e bythes qe Rama i ben opozites me KAS e Gjykate...Dhe sa me shpejt firmose ate kosovaren per Drejtore te ShIKUT, qe ti vesh kapakun te qenurit kot ne ate pozicion ku je.. Turp

    1. S
      Stabilitet nen Koston e leshimit te Teritoreve

      Stabilitet e Garanci _jane Formulime qe kerkojne ti hedhin Hi Syve Opinionit Shqiptare ,por ne Realitet nuk eshte aspak ashtu . _Perse kush e rrezikonte kte Stabilitet deri me sot ? Srbia ? E gjitha eshte rezultat i nji Politike te Planifikuar nga Kancelarite e Botes ne favore te Sebise ,sepse ne cdo kohe mundet t'i jepej e jepet Ultimatume ne Ballkan jovetem Serbise qe te uli koken e mos te lehi .Krjojne vete lojra me lufte , per te ven nen Presion vende te pambrojtura si Kosova e Shqiperia ,pasi i lan paUshtri ,per te rehabilituar vet Politikat e prishura ,mbasi e zbythen Ushtrine e Milloshevicit nga Kosova e pushtuar . _More zoti President , a ju shqeteson Fakti juve ,perse c'armatosi Bota Aleate Shqiptaret si ne Shqiperi qe e a len per qamet ,e Turp ,duke na perdorur si te Interrnuar ,paUshtri dhe perse Heshtni ju si Shtet dhe nuk krijoni Ushtrine 32-vjet Demokraci por vetem Vidhni Shqiperine e derdellisni si njerez te papergjegjshem sikur nuk dini cdo te thote Shtet ! Shtei paUshtri eshte si Gruaja Nudo ne nji dhome Hoteli mbush me Kurvare po Nudo ! Perse nuk ndertoni Ushtri ? Jemi ne si Shqiperi te Pushtuar nga Nato ? Sepse gjithe vendet e Botes kane Ushtri ,vetem ne Shqiperia e Kosova jo ,perse vall ? - Na trembet neve Bota e Te Forteve dhe Europa se mundet ta pushtojme ? Cfat Presidenti jeni ju e cfar Shteti koncpetoni ,qe nuk funksionon ne asnji drejtim .Njelloj si Ministri paUshtri ,vetem perfitoni Mijona nga Buxheti i shtetit ,varferoni popullin shqiptare ,Drejtesine e bejn Kriminelet qe shkaterruan Shqiperine salih berisha ilir mutaj dhe shqiptaret braktisin Shqiperine ! Cfar Shteti jeni ju z.President ? Per Spaleta ?

      1. K
        Komunist me Rolex

        Ca thot ky gar cila marreveshje?!! A ka këshilltarë ky njeri ? Është presidenti i Republikës jo kamarier sufllaqesh

        1. C
          Cudia

          Aman o president se mos del ndonjë flluskë sapuni... a e lexove marrëveshjen ti apo thjesht të duhet të bësh deklaratë si president... le kali që ma ngordhi por nuk na lënë as mizat rehat.

          Lini një Përgjigje