Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar sot se rikthimi i ligjshmërisë dhe rregullit në Tiranë, ka qenë kushti kryesor për ta bërë kryeqytetit, një metropol të denjë europian.
Duke folur në mesazhin javor për qytetarët, Veliaj, ka deklaruar se ende nuk është aty ku ai e shikon standardin, por që gjërat janë ku e ku me siç ka qenë.
“8 vjet më parë, kur morëm detyrën, u përballëm me një situatë thuajse anarkie në rrugët e qytetit tonë, me ndërtime pa leje, zona publike të zaptuara si të ishin pa zot, trotuaret ishin kthyer në makth për qytetarët, parkingjet ziheshin nga arkat e birrës. Mungesa e rregullit në qytet ishte një shqetësim kronik për nënat me karroca, rrugët e pasigurta për fëmijët që shkonin në shkollë, këmbësorët që nuk dinin nga të kalonin mes lokaleve që i vendosnin tavolinat e karriget në mes të rrugës dhe shitësve ambulantë që shisnin në kushte jo higjienike, në çdo oborr shkolle dhe në çdo cep pallati apo trotuar. Ky ishte imazhi i një Tirane që askush nuk ndihet krenar kur e kujton”, kujtoi Veliaj.
Kryebashkiaku tha se nuk jemi ende aty ky duhet, por padyshim që sot Tirana është shumë herë më e rregullt dhe më e disiplinuar. “Në qytet ka rregull falë një trupe dinjitoze, të mirëtrajnuar dhe të disiplinuar, që është sot Policia moderne Bashkiake, e cila gjithashtu ka zbutur edhe hendekun gjinor që ekzistonte më parë në këtë institucion, duke rekrutuar 100 vajza police bashkiake nga vetëm 1 që kishte. Sot kjo trupë i përgjigjet denjësisht nevojave dhe halleve të qytetarëve. i jam shumë mirënjohës trupës tonë të Policisë Bashkiake për të gjithë përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm që Tirana të jetë më e sensibilizuar, të jetë më qetë, më e paqtë më e sigurt dhe e rregullt”, tha ai.
Sipas Veliajt, në vitet 2011-2014 Policia Bashkiake merrte mesatarisht 4,600 raportime, ndërsa nga 2019-2022 ka marrë 117,000 raportime dhe ka adresuar 25 herë më shumë çështje dhe problematika të qytetarëve. “Sigurisht, nuk jemi ende në ambicien tonë më të lartë, por kemi arritur të shmangim ndërtimet e zaptimet e paligjshme, që nga rrugët kryesore e deri në brendësi të lagjeve nëpër cepa pallatesh. Ato që ndodhën në vitet ‘90 sot nuk ndodhin më dhe kemi rikthyer shumë hapësira publike tek banorët dhe këmbësorët e qytetit,” shtoi ai.
Veliaj foli me fakte sa i përket ndërhyrjes ndaj informalitetit në Tiranë. “Deri sot janë kryer mbi 980 ndërhyrje për lirimin e zonave të ndryshme nga ndërtimet informale dhe 950 ndërhyrje për t’i hapur udhën projekteve, rrugës te Astiri apo një shkolle, kopshti, çerdhe, apo ndërtimeve të infrastrukturës së tërmetit te lagjia “5 Maji”, apo në zonat ikonike të qytetit, siç ka qenë çlirimi i sheshit Skënderbej, i Pazarit, i Kalasë, i Liqenit të Tiranës. Informaliteti i ndërtimit është ulur me 95% dhe kjo falë, jo vetëm reagimit të menjëhershëm të Inspektoriatit të Ndërtimit, por edhe asaj të qytetarëve, të cilët njoftojnë në kohë reale sapo dikush vendos gabimisht një tullë, apo bën një ndërhyrje edhe duke përdorur aplikacione si Tirana Ime,” deklaroi ai.
Ben Monolog...as komentet nuk I lejon...Diktator
Është tregim per ata që nuk kanë parë kurre Evropën ?
Amon mre bab sa je tuj lodh. Rri mre bab dyst ti e mos vra menien hic fare. Hic fare mos e vra. E ke t’morme ti bab bashkin se ke punu fort k’to 8 vjet amo tuj’u vertit te guri me xixa, ene Sala po t’donte me t’bo luft nuk qiste para ket jevgun beleg. Ama ti çuno vrç boj merak e vrej se t’mos qaset nonji shpull kaptines nga Edua kur tja shkrapi prap at muhabetin e “pergjegjesise personale”
C’far rregulli ka mor pleher, mor mashtrus, ti i ke shumicen e trotuareve te zena.
Ik o plehr se e ke kthyer Tiranen ne favellas. Beton e pluhur kudo.
Janë bërë punë të mira, por unë kam një pyetje në lidhje me atë që populli paguan për pa aftësinë apo neglizhencën e qëllimshme të administratës në Bashki dhe ish Komuna, konkretisht vetëm një nga të shumtat: Tirana ka patur një projekt të miratuar në KRRTRSH-në e Republikës në vitin 1989 në të cilin gjurma e unazës së madhe të qytetit nuk ka asnje metër devijim për segmentet nga rrethrrotullimi i Saukut-Kopshti botanik-fabrika e miellit-kryqëzimi i sheshit Shqiponja- Lumi Tiranës-përroi që del tek IKV-ja e deri tek rrethrrotullimi me mbikalim në Shkozë.......Atëhere pyes: ....... PËRSE në këtë gjurmë të Unazës u lejua në vite të ngrihen ndërtime pa leje, të cilat populli është i detyruar ti paguaj sa qimet e kokës ?...........A duhet që dikush të përgjigjet për vlerën e pagesës së shpronësimeve të këtyre ndërtimeve dhe shqetësimet që sjellin këto prishje tek ata që kanë ndërtuar pa leje ?
Bravo Lali Eri! Urime të përzemërta, je më i miri. Fitore me 14 Maj! Leri këta zagarët të lehin, atë punë kanë ata.
Ne cfare ilacesh je ti more. Kalo rrugeve para se flet .Pislleku e smogu po na mbyt ti na thua European.Me ke tallesh ti more zoteri. Po na thyen zverkun me pllakat qe kercasin kudo shkel.E mbyte Tiranen me grataciela e tua.Ja zure frymen .Ke pare grataciela ne mes te Romes,Parisit,apo Madridit. Po turp nuk ke si e ke katandisur Tiranen. Ju rregullon rrugen deputeteve tu shkojne Benz at e Audit e tyre ta kesh mire me ta por rruget per popullin e ambjentet e tyre i ke per faqen e zeze e Ty as te prishet puna.Turp nuk paske. Tirana eshte kthyer ne nje kosh plerash ti derdellis qytet europian. Turp,turp per ty…..
what you on bro ?
Tirana eshte bere njesoj si New York city. Bravo Erion. Vazhdo punen si e ke nisur. Respect from Michigan.