Balla e konfirmon: Kryebashkiaku i Mallakastrës do rikandidojë në zgjedhje, Subashi i Fierit, një prej më të mirëve në vend

20 Mars 2023, 11:24Politika TEMA

Balla e konfirmon: Kryebashkiaku i Mallakastrës do rikandidojë në

Qerim Ismailaj për Mallakastrën dhe Armando Subashi për Fierin janë konfirmuar si kandidatë të Partisë Socialiste për 14 majin.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat tha se Qerim Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër pasi sipas tij nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon këtë.

“Nëse një qytetar shqiptar gjatë kohës në emigracion është dhunuar apo ka pasur një problem që nuk ka asnjë lloj dënimi për një vepër penale, janë çështje që çdo qytetar shqiptar në emigracion i ka vuajtur. Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës.

Zoti Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më ? Unë e përshëndes punën e zotit Dumani. Por fakti që thirresh në SPAK, nuk të ndalon të kandidosh. Ne kemi një ligj që përcakton artë rastet e mos-kandidimit dhe ai ligj është i panegociueshëm për këdo.

Thirrje ime për këdo që i ka shërbyer sigurimit të shtetit dhe është përfshirë në veprimtarinë e tij të mos kandidojë as për kryetar bashki dhe as për Këshilla sepse ligji do të funksionojë”, tha Balla.  

 

2 Komente

  1. H
    Hasoni

    Po mirë këta të PS-së nuk gjejnë dot nje kandidat pa të shkuar kriminale?? Roshi i kavajes ai trongulli i Lezhës noka për prostitucion 7 vjet ky drogaxhiu i Vorës etj qj ca bëhet kshu mer daj

    1. s
      spata

      O Taulanti i koherave moderrne .Gabimi me i madh qe beni ju eshte caktimi i K/Bashkive nga preferencat e K/M.Lereni fushaten te lire e pa nderhyrje ,ti zgjedhi vete populli ,qe i di hallet me mire se ju, kush duhet te jete K/Bashkiak .Shembullin e keq e kemi pare deri tani .Caktoni persona te implikuar e me te shkuar kriminale ose doni persona qe su prishin pune . Edhe ata socjaliste, qe kane mbetur ,me keto qe beni ju ,do ju lene pendet . Vota do te merrni vetem nga te punesuarit, neper administrata , te ruajne vendin e punes .

      Lini një Përgjigje