Administratori i Postribës reagon pas shkarkimit: Letrën ma solli shoferi i Spahisë

15 Prill 2022, 15:41Politika TEMA

Administratori i Postribës reagon pas shkarkimit: Letrën ma solli

Ka reaguar pas shkarkimit, administrator i Postribës, i cili e konsideron një hakmarrje politike, pasi ai mbështeti në 6 mars kandidatin zyrtar të PD-së. Altin Shabaj shprehet se letra i ka mberritur permes nje shoferi te derguar nga kryetari i bashkise, ndersa vetë Spahia nuk ka denjuar qe se paku t’ja komunikoje drejteperdrejte vendimin.

“Kjo nuk i sherben bashkimit por perçarjes se PD. Bardh Spahia eshte njeriu qe ne vazhdimesi ka perçare PD dhe une e kam thene edhe me heret. Sa i perket shkarkimit, ajo eshte bere ne mesnate ne zyrat e bashkise, ngjashem si dikur celulat komuniste. Une do te ndjek hapat ligjor mbi kete vendim. Kam qene dhe do te vazhdoj te kontribuoj per PD. Edhe ne 6 mars mbeshteta PD dhe kandidatin Bushati, prandaj edhe eshte marre ky vendim. Koha do ta tregoje se kush ka patur te drejte. Me vjen qe ishim une dhe Darragjati te paret qe po largohemi edhe pse jemi dy njesite perhere fituese te PD. Do te shihemi ne zgjedhjet e tjera”, thekson Shabaj në një reagim në rrjetet sociale.

TemA

Lini një Përgjigje