Afera ‘Partizani’, Berisha dorëzon sot kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

26 Tetor 2023, 10:49Politika TEMA

Afera ‘Partizani’, Berisha dorëzon sot kërkesën

Sali Berisha ka dorëzuar kërkesën në sekretariatin e Gjykatës së Posaçme, ku kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Edhe pse dy avokatët e tij mbrojtës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë deklaruar më parë se është kërkuar përjashtimi i Gjokës, ata nuk kishin dorëzuar një kërkesë. Kërkesën, do e shqyrtojë gjyqtarja Flora Hajredinaj.

“Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale.

Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Në orën 10:00 ka filluar seanca e radhës ndaj ish kryeminsitrit Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish kompleksit sportiv, “Partizani”.

1 Komente

  1. S
    Sikur u mbaruan gjyqtarët .

    Po dhe këta kot nuk j’a plotësojnë kërkesat Doktorit , sikur u mbaruan gjyqtarët dhe juristët , le t’ë marin Gjinin , Zhukrin , Ristanin , Manjanin , Bylykun .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje