Afera Partizani u zvarrit deri pas zgjedhjeve! GJKKO pritet të vendosë sot nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

19 Maj 2025, 09:00Politika TEMA
Afera Partizani u zvarrit deri pas zgjedhjeve! GJKKO pritet të vendosë

Mbahet sot, në orën 11:30 seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Partizani”. 

Gjyqtarja Floreja Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo dosjen për gjykim me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin, Xhimi Begejan dhe Andia Pustinën.

Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë.

Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

 

Lini një Përgjigje