Agron Shehaj fton ish-ministrin e PS në partinë e tij. Arben Malaj: Ja pse nuk pranova!

25 Dhjetor 2024, 16:32Politika TEMA

Agron Shehaj  fton ish-ministrin e PS në partinë e tij. Arben Malaj:

Agron Shehaj ka ftuar ish-ministrin e Financave të PS-së Arben Malajn në partinë e tij, por ky i fundit nuk ka pranuar dhe në një koment të tij thekson arsyet.

Postimi i Arben Malajt

Fillimisht dua të sqaroj se pluralizmin e shëndetshëm e konsideroj si një nga parakushtet thelbësore për zhvillimet dhe standardet demokratike.

Në këtë drejtim, vlerësoj angazhimin e zotit Shehaj për ristrukturimin e së djathtës shqiptare, e cila ndodhet në krizën e identitetit dhe përfaqësimin më të dobët politik që nga viti 1991. Para disa ditësh më ra telefoni, ishte një numër i panjohur. Vazhdoj të ndiej një detyrim mirënjohës ndaj njerëzve dhe iu përgjigja pa vonesë. Zonja në anën tjetër pyeti nëse po fliste me mua.

Iu identifikova menjëherë. Zonja po telefononte nga partia e zotit Shehaj dhe më kërkoi që në riorganizonim e njësisë nr. 5 në Tiranë të isha nënkryetar. Më duhet ta sqaroj zonjën se kisha shërbyer për 16 vjet si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës në vitet 1997-2013 dhe se në vitet 1997-2005 kisha shërbyer si ministër Finance dhe ministër ekonomie. Gjatë këtyre viteve pata mundësinë që me integritet të thellë, me dashuri të madhe dhe me profesionalizëm të spikatur, të arrij ta nxjerr vendin nga kurthi i firmave piramidale.

Shpesh, pas vitit 2013 kur nuk jam më aktiv në PS dhe politikë janë disa parti të spektrit të majtë apo edhe të djathtë me ftojnë t’u bashkohem atyre. Ndoshta disa prej tyre shpresojnë që unë të jem i pakënaqur me PS-në dhe të hidhem nga njëra parti në tjetrën për ndonjë post deputeti apo ministror. E kanë shumë gabim, sepse për socialistët e thjeshtë dhe të pakorruptuar, që nuk kanë përfituar asgjë personalisht gjatë mandateve të qeverisë së PS-së kam një mirënjohje të pakushtëzuar dhe të përhershme. Cilat janë tetë arsyet kryesore përse nuk e pranova ftesën e partisë së zotit Shehaj:

1. Integriteti është gur themeli i besimit. Pa të, çdo ndërtesë politike është e destinuar të shembet. Asnjëherë për asnjë karrige nuk do t’i zhgënjej të gjithë ata që më kanë besuar, më kanë mbështetur dhe kanë sakrifikuar për PS-në.

2. Nuk i preferoj kërcimet nga njëra parti në tjetrën për poste deputetësh apo ministrore. Churchill deklaronte se: “për parime unë ndërroj parti, për parti nuk ndryshoj parime”. Janë të pakta rastësi ky i Churchill-it kur kalimi nga një parti në tjetrin bëhet për të krijuar mazhoranca të reja parlamentare. Politikani që bën këtë kalim “ylberi”, e bën, sepse me këtë kapërcim, ai bëhet lider i partisë së tij dhe vendit të tij.

3. Respekt për veten. Eleanor Roosevelt, një ikonë e politikës amerikane, këshillon se: “Askush nuk mund të ndihet i pandershëm pa pëlqimin e tij”. Ndaj e pata të vështirë të pranoja mosrespektimin dhe të pranoja një ftesë spontane, e cila as nuk njihte dhe për rrjedhojë nuk i respektonte kontributet e mia në jetën publike, shkencore dhe politike të vendit tim nga viti 1991 e deri më sot.

4. Angazhimi im që nga fillimi i pluralizmit në të majtën progresive në vitin 1991 nuk ishte një vendimmarrje spontane dhe aq më pak karrieriste. Kur hyra në Partinë Socialiste në vitin 1991, ambienti politik ishte shumë i tensionuar. Pata fatin që pata mundësinë të kontribuoja në uljen e tensioneve politike dhe një përfaqësim dinjitoz të socialistëve në Vlorë, në atë periudhë shumë të tensionuar deri armiqësore midis shqiptareve. Në atë periudhë të vështirë, kryetar i PS-së në Vlorë ishte Gëzim Tushe, një personalitet dhe intelektual me vizion të qartë për përgjegjësitë e PPSH dhe për sfidat e vështira të Partisë Socialiste. Gëzimi ishte/është një personalitet që gëzonte respekt nga i gjithë spektri politik në Vlorë.

Unë u bashkova me të majtë, sepse edhe sot besoj se nuk mund të zgjidhen probleme të vështira si thellimi i varfërisë dhe pabarazisë në nivele ekstreme deri në atë pikë sa 8 miliarderët më të mëdhenj kanë pasuri sa 3.5 miliardë banorë, ose gjysma e popullsisë së botës, nga duart e padukshme/të fshehura të Smithit. Përballë ekonomisë së tregut që absolutizon efektet e duarve të padukshme, preferoj dhe mbështes modelin e ekonomisë sociale të tregut, ku kohezioni social dhe solidariteti qetësojnë plagët sociale të dështimeve të tregut të lirë.

5. Z. Shehaj së fundmi ka nisur një fushatë si gjithë të tjerat me agresivitet në rritje dhe jo me një platformë qeverisëse bindëse për reformat në politikë dhe ekonomi. Ai duhet të bëjë një ndryshim thelbësor, duke konkurruar me program alternativ bindës dhe me një gjuhë të moderuar të komunikimit publik.

6. Z. Shehaj mund të përfitojë nga konkurrenca e platformave, nga demokracia brenda partisë së tij. Vrasja e demokracisë së brendshme të partive në Shqipëri ndodhi pas ndryshimeve kushtetuese 2008.  Sot partitë politike në vendin tonë janë shoqëri me përgjegjësi të përbashkët (SHPK) me një pronar/aksioner të vetëm, që është kryetari i partisë.

7. Jo më pak e rëndësishme është deformimi i profilit publik të z. Shehaj, i cili në vend të bëjë dallimin pozitiv në politikën shqiptare, ai po përplaset në podiumin e Kuvendit të Shqipërisë dhe emisionet në mediat vizive me një agresivitet shqetësues.

8. Si ekonomist, e vlerësoj të shëndetshme për demokracinë rritjen e platformave konkurruese. Sidomos në ambientin tonë politik të monopolizuar dhe të korruptuar.

45 Komente

  1. T
    Tosi

    Ok Arben Kthe parate e firmave paramidale Pastaj shko ne cilen parti qe deshiron

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      Agron Shehaj ka mare formen dhe permbajtjen e lugatit Sali mut Berisha,ka krijuar parti por ligjerimi i tij nuk ka asnje ndryshim nga banda e Saliut,Noka,Zhupa,Vokshi,etj. Pergjigja e Malajt eshte e duhura,dhe nderon ate.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Patronazhist Agron Shehaj ka mijera perkrahes .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tankist

          Ka leshte e bythes. Prit se do e shohesh.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kalec Dega

            O Tualet, po ai osht anemik ene veremli qe nuk krijon dot parti?!?!?!?! LOL

            Përgjigjjuni
        2. D
          Dajti

          Agron Shehaj eshte nje Sali ne miniatur,gangster politik,shume pak ndryshim nga llapaqeni i Saliut Adriatik Llapaj.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Antiptaronazhist

            Ore moterqir lulishtje. Ca te ka ber Adriatiku? Te ka qir fisin ne byth?

            Përgjigjjuni
          2. o
            opozitat e sajuara jane te Deshtuara

            Ahahaha...ja pra ato, "partite e reja"! Duke mbledhur rraqe te vjetra andej-kendej e qe as ato biles nuk ja pranojne ftesat.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben

              Po cfar duhet ky sqarim qe ne thelb esht denigrim per ate qe te pakten te ka ofruar dicka!!!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liku

                Nenkryetar i njesise 5 nje ish-minister i financave/anetar i bordit te BSH???

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taulant

                  Kete e ka marre ne telefon nje sekretare dege ??? Po ky kerkon ndihme nga Rama per tu rifutur e politik.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Loni

                    Ben, ja ka bërë shumë mirë që e fyen dhe përçmon. E dija se ky Shehaj kishte pak mënd por qënka politikisht idiot. T'a konsiderosh veten të djathtë e ti bësh thirrje një të majti të deklaruar prej 30 vjet e më tepër? Dhe për më tepër në një pozicion qesharak dhe fyes? Jo vetëm kaq, por e denigron duke ja bërë ftesën nëpërmjet një çentraliste të partisë? Kjo është pak të quhet fyerje. Ky individ ose është bosh nga mëndja ose është pa pikën e parimeve në jetë. Duket për parim ky duhet të ketë vetëm lekun. Nga individë të tillë njeriu që i ka mbetur qoftë edhe një fije nderi, duhet të qëndrojë sa më larg. Ky thjesht të bënë pis t'i qëndrosh afër.

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Sateliti vezhgon 24/24

                    …… dhe se fundi Ky miush Shehaj e ka blere karriken e deputetit , nuk ka fituar duke u perballuar me kundershtarin para zgjedhesve dhe e para fundit eshte nje person medioker , nuk ka oratori dhe me kryesorja ka nje biznes te dyshimte e cila duhet te jete subjekt i SPAKU-r se shumica e “biznesmeneve”te ketij lloj biznes hi qe ben Ky jane duke dhene llogari para Drejtesise , vetem ky i ka shpetuar por mos te harroje se Sateliti qe rrotullohet 24/24 rreth Orbites e ka filmuar me ze dhe figure pislliqet qe po ben me biznesin

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Taulant

                      O koqe Shehaj ne zgjedhjet e 2021 ishte me i votuari nga PD-ja ne Tirane me 14500 vota... Patronazhist i ndyre Shehaj ka denoncuar me dhjetera raste korrupsioni. Filluan shpifjet ndaj agron Shehajt. Ai nuk eshte lepur rrjedh nga familje patriotike me njerez te vrare nder luftera. Bolsheviker te ndyre .

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sateliti vezhgon 24/24

                        E dime qe nuk o Lepur, e dime qe eshte Mi haleje I ushqyer me Mut tek haleja e Vicidollit, O Taulant bythqiri.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Taulant

                          Vazhdo gomar voto binomin e krimit Rama-Berisha shkaterruesit e Shqiperis. Patronazhist Gonieshte i paster i drejte prandaj edhe denoncon e proteston.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kalec Dega

                            Eshte veremli/anemik dhe rakitik qe nuk bo per krietar partie or taj Tualet?!?!?!?! LOL

                            Përgjigjjuni
                          2. H
                            Hajd se bohet mire kure te vdesim..

                            Sateliti vezhgon 24 / 24 ke te drejte se shumica duhan vetem te shpetojne nga Drejtesia e re SPAK dhe milionat qe kane vjedhur... se ketyre per ate popull as si ruhet fare...kete e treguan ne keto 33 vite me ne krye Peneclinen - Bisturi qe shume shpejte me ndimene Zotit do ti bashkohet Florririt qe te thyn carin ne mese.. Tani per tani ka ngelur vetem Giganti z. Edi Rama dhe ajo z. Spiroplai qe po hua thyjne dhembet ketyre plerave te tjere...

                            Përgjigjjuni
                      2. T
                        Taulant

                        Politikan legen . Ty te ka telefonuar nje zedhenese dege e partis MUNDESIA .... Ti kerkon te dalesh ne media.Tek partia MUNDESIA po regjistrohen cdo dite qindra anetar te rinj per te larguar hajdutet e vjeter e te rinj te grupuar ne binomin e krimit Berisha -Rama.

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vaso

                          Hajduti Agron Shehaj po të ketë bythë të shkoi të votojë në Vlorë por nuk e bën se e njohin mirë çfar plere është.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulant

                            Koqe vetem dega e Vlores e partis se Agronit po shkon ne 2mije anetar. Ne Vlore Agroni fiton minimumin 2 deputet.

                            Përgjigjjuni
                          2. A
                            Analisti i pa anshem

                            Duke patur respekt per punen e bere ne perfaqesimin e z. Malaj ne Qeveri deri ne vitin 2013, duke patur respekt per korektesen dhe profesionalizmin e tij ne drejtimin e dikasterit te Financave dhe te Faskulteti ku jep mesim aktualisht ,mendoj qe pergjigja e tij ndaj propozimit te z. Shehaj vlen nga pika 1 deri 4. Nga pika 5 deri tek pika 8 z. Malaj eshte nisur ti ve ne dukje disa rembime te z. Shehaj, qe mendoj se ishin te pa nevojshme.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dajti

                              Berishistet e vegjel Agron Shehaj dhe Adriatik Llapaj llapaqeni kane krijuar partiçka “te reja”,por qe nuk kane asnje ndryshim nga mema PD e Sali kriminelit. Shehaj dha Llapa llapaqeni jane histerik politik pa asnje ndryshim na mentori i tyre Saliu.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Taulant

                                Patronazhist dega e partis MUNDESIA.AL ne Vlore deri sot ka 1620 anetar te regjistruar. Ne Vlore te siguroj qe ne zgjedhjet e 11 Majit Agroni fiton minimumi 2 deputet. Fushata e shpifjeve ndaj Agronit filloj sepse ai ka krijuar Partin e Re . Logjikisht qe Shqiptaret nuk do te votojn me binomin e krimit e te shkaterrimit Rama-Berisha . Koqe ka te krahasuar nje njeri me kulture Evropjane si Agroni me shpellaret Rama-Berisha ?

                                Përgjigjjuni
                              2. S
                                Spiro

                                Ben. I kd dhene pwrgjigjen e guhur. Por ate qe se thua ti po e them ube. Agron pordha, jo vetem qe nuk e neriyon te kete ne ate palo parti, nje ish deputet e ish minister, siç eshte Arben Malaj, por nuk meritonte pergjigje aq te bute, siç ja ke dhene ti. Kush kujton se eshte Agron Shehaj qe ngarkon nje ato pastrueset e koll centerave per te ftuar ty dhe pertonka bytha e Agronit te te merrte ty direkt? Agron Shehaj nje çoban dhishe, me diplome fallco, nje mashtrues ordiner i cili pagoi 500 mije euro per te kapur nje karrike deputeti ne PD per te garantuar bizbeset e tija fantazma e ye ngritura per pastrimin e parave te pista. Nje vagabond qe shfrytezon deri ne palce punetoret e tij tamam si skllever. Nuk eshte i denje Agton Shehaj te te kishte ty ne ate palo parti dhe me ate sjellje shperfytyruese ngaqe do te imitoje idhullin e vet non grata.Te uroj sukses.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fuad Cela Verzheshtes

                                  Dy Hajdutet me te medhenj Shqiptare te 34 vjeteve : 1 ) Genc Ruli Dekani i Hajduteve te Saliut dhe : 2 ) Arben Malaj Dekan i Hajduteve te Fatos Nanos. Ky Shehaj....!!!!????

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Ke haruar Miliarderin super hajdute !

                                    Ke harura Ujkun Lepurin ANASTAS ANGJELIN ho Trim ! Ky po Hetohet nga FBI e Amerikes...Kazinon ne Boston dhe Vilen ja kane bllokuar.. Pyesni Nipin e tije atje en Boston ose vajzen e tije ..

                                    Përgjigjjuni
                                  2. i
                                    indinjata

                                    Respek per figuren e pster te prof.Arben Malajt.Padyshim qe figura te tilla nuk jane te pershtateshme dhe te devoteshme per kete sistem te kalbur nga brenda dhe te ngjyrosur nga jashte nga zanatçinje qe vetem moral politik nuk kane. E kuptoj indinjaten e shprehur ne elegancen e nje politikani qe nuk blihet apo shitet ne kete treg politik te pamorlshem,nje virtyt qe e gezojne sot te gjithe ata qe kane veshur kostumet e baballareve te kombit ,ku flasin e pellasin ne emer te popullit e punojne per pasurimin e familjeve te tyre si nga e djathta edhe nga e ashtequajtura e majte qe tashme perveç sigles nuk ka asgje te perbashket me nje program social dhe ndihmes i shtresave te varfera. Nese drejtimin e politikes e marrin njerez me integritet si A.Malaj padyshim qe shoqeria Shqipetare nuk do ishte e tejskajeshme ku nje tufe budallenjsh sot deputet ,ku vrasjet,vjedhjet e deri tek aferat me te ndyra i kane futur ne Kuvendin e Shqiperise ku ne vend qe insitucionin ta sillnin edhe ne jeten e perditeshme te qytetareve ,rrugen e kane institucionalizuar duke e futur ne ngrehinen e Parlamentarizmit Shqipetar .Ndaj dhe paturpesia sot e tyre bene te tilla oferta ndaj intelektualeve dhe ekonomisteve qe per poste apo afera nuk nxijne faqen e tyre kundrejt shoqerise dhe Shqiperise. E mirekuptoj pergjigjien e prof.Malajt me bindjen e palekundur qe Shqiperis i mungojne te tille figura intelektuale ne sherbin dhe drejtimin e ketij vendi e shoqerie qe sot ka nevoje me shume se kurre.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Taulant

                                      O debil i ka ardhur nje ftese nga nje Parti e Re . Nuk ka asgje te keqe. Por Arbeni eshte pjese e klases se korruptuar qe shkaterroj Shqiperin prandaj shpreson qe me kete goditje qe po ben Rama ti hedh ndonje kock.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. V
                                      Vlora

                                      Kur nuk paska ekonomist Gon Shehaj vaj halli per Tik Llapen e Shabonin c'fare qeveri do te ngreje me cobene dhish e pse mos premtoje trefishim te rogave e pensioneve e lum ky popull kush pretendon per tu bere kryeminister .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vlora

                                        Kur nuk paska ekonomist Gon Shehaj vaj halli per Tik Llapen e Shabonin c'fare qeveri do te ngreje me cobene dhish e pse mos premtoje trefishim te rogave e pensioneve e lum ky popull kush pretendon per tu bere kryeminister .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. d
                                          doktori i shurres se hysniut ne paris

                                          O AGRON E FLLIQE VARE HUMBE SHUME PIKE ME KETE FTESE

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            Xhepisti gjate

                                            Ahronit i rrufshi koqet se e keni frike si ps dhe pd prandaj e sulmoni ju o fis midhjet e patronazhistave. Kurse ti o Ben vk ngele tere kohen

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Elis

                                              Shkrimi Arbenit krijon idene se i ka ikur mëndja të gjorit. E nis me vetlavderime, pastaj i sulet Shehaj. Kur mund të shprehej shkurt. Me telefonuan dhe nuk pranova.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Altin Pellumbi

                                                Rrespekte z.Arben Malaj! Njeri me kontribute profesionale dhe politike si ne shtet ashtu dhe ne PS.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. p
                                                  paemer

                                                  "Askush nuk mund të ndihet i pandershëm pa pëlqimin e tij”...e pasakte pervecse idiotesi .... Shprehja eshte "Askush s'mund te te beje te ndihesh inferior pa pelqimin tend'. Ti e ndrite o Arben si jo ,vuajme ende pasojat e shtetit qe krijoi nano me shoke ,shtet rryshfeti shtet zarfesh ......

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pal Vata

                                                    Njeri eshte ai qe eshte ne mature ( Gjymnaz) , kurse ky ka qene refugjat nga Kurva eleshit n Fermen e Llakatundit Vlore , mbaroi shkollen bujesore te NATES , edhe u be udheheqes i Hajduteve ye P.S.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Pal Vata

                                                      Njeri eshte ai qe eshte ne mature ( Gjymnaz) , kurse ky ka qene refugjat nga Kurva eleshit n Fermen e Llakatundit Vlore , mbaroi shkollen bujesore te NATES , edhe u be udheheqes i Hajduteve ye P.S.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Pal Vata

                                                        Njeri eshte ai qe eshte ne mature ( Gjymnaz) , kurse ky ka qene refugjat nga Kurva eleshit n Fermen e Llakatundit Vlore , mbaroi shkollen bujesore te NATES , edhe u be udheheqes i Hajduteve ye P.S.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vlonjati

                                                          Niveli i Agronit është sa një brigadieri bujqësie, që gjithë ditën mundohet të gjejë të meta te punëtorët dhe nuk pushon së qortuar. Vetëm qortim jo të tregoj se si duhet bërë më mirë punën. Aktualisht ministrat dhe këdo që I del përpara mundohet ta deskrediroj me fjalor vulgar. Ku e ka alternativën ky deli udhëheqësi? Ashtu e trajton edhe Arben Malaj duke ja ngarkuar telefonatën ftesë një hiçi. Më e pakta ai duhej ta takonte dhe të shpaloste vizionin e tij dhe të kërkonte konsultë. Ç'ta zgjatim niveli i një brigadieri zevzek dhe i mërzitshëm.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. i
                                                            iir

                                                            Ky paska rrjedhur.Shyqyr qe ju dha mundesia te dale ne shtyp.Me kujton Garsia Markezin me romanin Kolonelit nuk i shkruan njeri.Me pak fjale ky shkrim na thote:Doni me per agronin?! Ik o pis se te dime cbere me firmat piramidale.I vetmi lajm ketu eshte se dhe Shehaj paska rrjedur qe paska ftuar nje qenje si ky.Gjithnje nese eshte e vertete.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. N
                                                              Një qytetare.

                                                              Mund të na e shpjegoni shprehjen " integritet të thellë në menaxhimin e firmave piramidale"? Deklaruat me Fatos Nanon që Sali Berisha kur u largua në vitin 1997 la rreth 55% të aseteve të firmave piramidale. Pyetja është se ku vajtën ato me "integritetin tuaj të thellë", pasi popullit nuk ju dha pothuajse asgjë. Kush prej jush i mori?

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Lenci

                                                                Agron Shehaj fitoi ne Tirane 14500 vota. E vertete, por i fitoi nen siglen e PD dhe Berishes. Tani do kandidoje me vete. Taulanti thote se do fitoje dy deputete ne Vlore. Si zor. E enderron Taulanti, por enderrat nuk dalin kurre ne politike. Nuk besoj se fiton ndonje deputet ne Tirane. Une e kam votuar radhen e kaluar, por me nuk ia jap voten.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. P
                                                                  Pensionistja

                                                                  Z.Malaj, po te mjaftoi pensioni i partise socialiste per te jetuar falu pese here ne dite per partine socialiste-

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Mbani shënim

                                                                    Agrron sheleri ka ngrënë në një çanak me saliZorraxhiMortjen dhe nuk i ndahet barku prej tij. Do të fitojë Noc Rrokun! Për këtë u siguroj unë, një demokrat i hershëm, që jam zhgënjyer nga kjo lloj dhjerokracie me salinj, turi minj, salianj e like burgaxhinj, hajdutë dhe kriminelë, që leku ua ka bërë kokën me erë...

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje