Sot, në festën e Krishtlindjeve, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në kremtimet në Katedralen Katolike të Shën Palit dhe Katedralen Orthodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.
Në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali u prit nga Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, me të cilin, krahas urimeve, diskutuan mbi rëndësinë dhe rrezatimin e festave dhe vlerave të krishtera në jetën shoqërore e publike, në kultivimin e ndjenjave të dashurisë, miqësisë e solidaritetit njerëzor, mbështetjen e familjeve e të njerëzve në nevojë etj.
Në prononcimin e saj para mediave, pas vizitës në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali nënvizoi se “Krishtlindjet janë një ditë e shënuar, e bukur për të gjithë besimtarët e krishtere, por që tradicionalisht festohen nga të gjithë shqiptarët.
Toleranca dhe harmonia fetare janë një pasuri e madhe e shqiptarëve, e njohur botërisht dhe me të cilat kemi të drejtë të mburremi. Nga kjo tolerancë duhet të mësojmë të gjithë, por sidomos ne politikanët. Të udhëhiqemi nga dashuria, respekti e mirëkuptimi, të braktisim gjuhën e urrejtjes, të përçarjes dhe konfliktit.
Dashuria është vlera më e lartë njerëzore dhe ajo duhet të përshkojë jetët tona. Të gjitha gjërat e kësaj jete e kane një kufi. Vetëm dashuria nuk shteron kurrë. Kam sot një mesazh solidariteti me besimtarët, qytetarët, gratë dhe fëmijët që Krishtlindjet i gjejnë në luftë. Urojmë që luftërave tu jepet fund dhe paqja ta gjejë rrugën sa më shpejt. Gëzuar të gjithëve!”
Maloket kartholike te Lek Dukagjinit jane aq "paqsore"e "tolerante" sa sunitet or shiitet e baba Rrahimondit....shifrat apo rrealiteti i krimeve e vertetojne mese miri..!!!!! Ypokrita....vec orthodhoxet jane paqsore e tolerante.
Sa të "drejtë" ke! Ja, shiko Putinin sa paqësor është! Rrofsh!
GEZUAR KRISHTLINDJET TE GJITH ORTHODHOKSET ,KATOLIKET DHE PROTESTANTET KUDO NE BOTE ,,,
si mund ti japesh doren kesaj idioteje kolosale.......
Edhe Spiro edhe Pal duhet te kurseje kohe ne takim pavaresisht se krishtlindjet ortodokese jane me pas, por ne takim duhet te kishe edhe te parin e fese ortodokese.