Akuzat e Alibeajt për pazar me Rithemelimin, reagon Spiropali: PS nuk negocon fshehurazi!

8 Mars 2024, 15:50Politika TEMA

Akuzat e Alibeajt për pazar me Rithemelimin, reagon Spiropali: PS nuk

“Partia Socialiste nuk ka çfarë negocion fshehurazi me opozitat kuvendore. Hamendjet mediatike lidhur me një negociatë sipas disave për të qetësuar harbimin e rrugicës së dëshpërimit apo sipas disa të tjerëve për të vrarë të vetëvrarin Lul janë pa asnjë bazë.
Konkretisht:
1. Ne kurrë s’kemi penguar ngritjen e komisioneve hetimore, po bazuar në udhërrëfimet e Gjykatës Kushtetuese kemi refuzuar të votojmë për pseudo-komisione në shkelje të Kushtetutës. Çdo kërkesë për komision hetimor brenda kornizës kushtetuese është i mirëseardhur.
2. Sa për Komisionin e Reformës Zgjedhore opinioni ynë është publik dhe është shprehur ka kohë edhe nga vetë kryeministri. Thelbi është i thjeshtë fare: Komision Bipartizan me shumë Partiskanë ku secili do të nxjerrë nga qeleshja e vet një reformë sipas oreksit të vet, nuk kemi se si gënjejmë veten se bëhet dot.
Kështu që edhe po të donim të negocionim gjësendi me rrugicën e dëshpërimit nuk do ta gjenim dot çfarë mund të ishte, ndërkohë që në Parlament ne shkojmë për të votuar ligje, ndërsa opozitat për t’i debatuar ato me ne. Kur opozitat s’duan të debatojnë po të harbojnë, ne votojmë dhe vazhdojmë punët e tjera. Kaq është e gjitha dhe megjithë keqardhjen e madhe për degradimin e opozitave, nuk kemi asnjë mundësi t’u vijmë në ndihmë as atyre që ulërijnë nga pagjumësia, as atyre që flasin në gjumë”, shkruan Spiropali.

7 Komente

  1. D
    Demokrati me mend ne koke

    Gjumin tregoja amerikaneve qe vijne ne 13 dhe 14 mars. Sqaroi pak pse nuk po e coni per votim reformen ne parlament sigurisht sipas draftit amerikan. Dhe nje vendimi te Gjyk.Kushtetuese. Voten e emigranteve dhe numerimin elektronik. Te dyja keto ju rrezojne nga pushteti. Pijini lengun administrates.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Socialisti me mend si gjithë të tjerët

      O demokrati kokëbosh , nuk kemi dëgjuar kurrë të ekzistojë ndonjë draft reforme të amerikanëve . Ku e ke dëgjuar ti , na i thuaj . As BE-ja dhe as amerikanët nuk kanë ndërhyrë kurre për votën e emigrantëve dhe aq më pak për numurimin elektronik , për të cilin vetë Kryetari i Këshillit Zgjedhor deklaroi që nuk mund të realizohet tash për tash , sepse ka shumë shpenzime të pa përballueshme . Amerikanët , që ti na i nxjerr si kërcenim , kur të vinë më 14 mars , janë "gogol" për Berishën dhe PD-në e jo per PS-në . Para 10 ditësh ishte numuri 2 i administratës amerikane , sekretari Blinken ; kaq shpejt e haruat se çfarë tha për Ramën ? Po ja u kujtoj unë : "Rama është një politikan i madh dhe një kryeministër i shkëlqyer" . Ju kini 12 vjet që shikoni ëndra me "rrëzim pushteti të Ramës" dhe atij më shumë i shtohen vitet në pushtet . Shëndet o demokrat dhe mos ja ver vashin shumë pordhëve të Saliut nga dritarja e nevojtores së katit të shtatë .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati me mend ne koke

        Saliu eshte komunist si rama dhe karte e djegur nga amerikanet. Mos pret te ta thone ty amerikanet ne telefon draftin i nderuar patronazhist? Nejse secili ka mendimin e tij. Kjo hapesire te Tema kete funksion ka. Te presim e te shikojme.Paqe qofte.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati me mend ne koke

          Ah se harrova. Celibashi eshte me i madh se Gjykata Kushtetuese ne funksion? A po me i madh se Osbe- Odiri qe eshte dhe institucioni qe certifikon zgjedhjet. Se te dyja kerkojne voten e diaspores dhe numerimin elektronik.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Socialisti me mend si gjithë të tjerët

          O demokrati kokëbosh , nuk kemi dëgjuar kurrë të ekzistojë ndonjë draft reforme të amerikanëve . Ku e ke dëgjuar ti , na i thuaj . As BE-ja dhe as amerikanët nuk kanë ndërhyrë kurre për votën e emigrantëve dhe aq më pak për numurimin elektronik , për të cilin vetë Kryetari i Këshillit Zgjedhor deklaroi që nuk mund të realizohet tash për tash , sepse ka shumë shpenzime të pa përballueshme . Amerikanët , që ti na i nxjerr si kërcenim , kur të vinë më 14 mars , janë "gogol" për Berishën dhe PD-në e jo per PS-në . Para 10 ditësh ishte numuri 2 i administratës amerikane , sekretari Blinken ; kaq shpejt e haruat se çfarë tha për Ramën ? Po ja u kujtoj unë : "Rama është një politikan i madh dhe një kryeministër i shkëlqyer" . Ju kini 12 vjet që shikoni ëndra me "rrëzim pushteti të Ramës" dhe atij më shumë i shtohen vitet në pushtet . Shëndet o demokrat dhe mos ja ver vashin shumë pordhëve të Saliut nga dritarja e nevojtores së katit të shtatë .

          Përgjigjjuni
        3. S
          Simpatizanti

          Spiropali , ti je yll në jetë e në politikë .

          Përgjigjjuni
          1. "
            "Mbreteresha " e Politikes .

            Kjo z. Spiropali eshte " Mbreteresha " e Politikes....kjo jua din gjuhen krimineleve hajdute ... Do Zoti i dhente shendet se sa per Votat as qe nuk behet fjale fare...100 %. Si z. Angela Merkel e Gjermanise eshte kjo.... Suksese Suksese dhe vetem Suksese...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje