
Ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King-Smith reagoi mbrëmjen e sotme pas deklaratave të bërë pak ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha në një emision në RTSH.
I ftuar në News 24, ambasadori britanik theksoi se nuk mund të bëjë komente mbi akuzat ndaj tij duke shtuar se roli i tij është të përfaqësojë popullin britanik.
“Ne i marrim këto vendime në mënyrë të pavarur. Këto çështje do të trajtohen në përputhje me shtetin ligjor. I bëjmë thirrje popullit të zgjedhin kandidatë të lirë nga krimi dhe korrupsioni. Është e rëndësishme që të shikojmë përpara.
Nuk dua të komentoj për raste individuale. Kemi një partneritet mes institucioneve tona të drejtësisë. Nuk do të komentoj konkretisht por them se në një kohë kur zgjedhjet po afrohen politikanët bëjnë deklarata për qëllimet e tyre politike.
Ky nuk është roli jonë. Nuk më takon mua të shkëmbej akuza apo komente. Siç thashë roli im është të përfaqësoj popullin britanik dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Ne nuk e specifikojmë numrin e individëve por ne kemi një qasje të ekuilibruar.
Mund të përfshijë politikanë dhe biznesmenë. Por duhet të përqendrohemi si këto masa të veprojnë për një pengesë për këta persona të akuzuar për krime dhe korrupsion.
Ata mund t’i përkasin çdo kategorie. Nga biznesi te politikanët dhe nuk janë më në gjendje për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ne nuk zbulojmë emra apo numra. Kjo nuk është qasje ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike.
Ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen. Duam të shohim Shqipërinë të begatë dhe jo të frenuar nga krimi dhe korrupsioni. Kjo është arsyeja pse po i marrim këto masa dhe pse do vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi ai.
Pyetje: Britania e Madhe e ka bërë të qartë se nuk do ti bëjë publik emrat e shpallur non-grata. Cilat ishin indiciet që çuan në marrjen e një vendimi të tillë ndaj zotit Berisha?
Përgjigje: Ju, nuk do të prisnit nga unë që të komentoja për rastet që janë nën procedim ligjor apo objekt i hetimeve në vazhdim. Kështu që, nuk do të komentoj detajet. Por, ajo që do të them, është se ne kemi nevojë të shohim më shumë veprim dhe gjithashtu më tepër mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë me qeverinë e Shqipërisë, në mënyrë që të mund t’i shohim aktualisht këto institucione të lulëzojnë. Por, unë shoh një vendosmëri të vërtetë nga ana e institucioneve të pavarura për të zbatuar drejtësinë, për të zbatuar sundimin e ligjit dhe për të rritur përgjegjësinë.
Ky është një aspekt shumë i rëndësishëm për ne. Ne duhet të përmirësojmë përgjegjësinë dhe t’i japim fund mosndëshkimit. Në mënyrë që, ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ta dinë se nuk do t’u shpëtojnë veprimeve tona. Nuk mendoj se duhet të ketë presion mbi institucionet e pavarura, por përkushtim dhe mbështetje, gjë që ne e bëjmë. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes prokurorëve këtu dhe shërbimit tonë të prokurorisë së Kurorës. Kemi gjithashtu, një angazhim të shkëlqyer mes të gjitha autoriteteve tona të zbatimit të ligjit. Pra, duhet të vazhdojmë kështu.
Duhet të forcohemi, dhe pa dyshim, të vlerësojmë aftësitë, në mënyrë që të mbështesim fort njëri-tjetrin. Nuk duam të shohim presion të jashtëm të panevojshëm mbi asnjë institucion, siç e thashë edhe më parë, por duam të shohim mbështetje për këto institucione dhe t’u japim atyre siguri dhe besim më të fortë për të ardhmen. Siç njoftova në muajin korrik, ashtu si edhe i dërguari ynë i posaçëm në atë kohë, Sir Stuart Peach, ne do të do të vazhdojmë të marrim masa për të përmirësuar përgjegjësinë dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, veprime që i ndërmorëm në korrik me valën e parë të një sërë masave. Kur bëhet fjalë për veprime përçarëse ndaj emigracionit, ne nuk bëjmë të ditur emra. Nuk i diskutojmë ato.
Këto janë çështje që janë objekt i procedurave ligjore dhe që ne nuk i publikojmë kurrë globalisht. Pra, natyrisht, as unë dhe askush tjetër nuk ka komentuar mbi ata individë, apo numrin e njerëzve të përfshirë. Ajo që bëmë ishte shpallja e politikës dhe ajo politikë mbetet. Është një qeveri e Mbretërisë së Bashkuar. Vendimet fillestare miratohen nga Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Dhe këto janë çështje që në thelb trajtohen në përputhje me procedurat tona standarde.
Ndaj nuk do të hyj në detaje për sa i përket situatave individuale, por ajo që do të them është se ky nuk është fundi, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa, dhe ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion duhet ta dinë se se nuk gëzojnë pandëshkueshmëri për veprimet e tyre. Tani, duam të shohim që mosndëshkimi të marrë fund këtu në Shqipëri, ndaj do të vazhdojmë të forcojmë institucionet që mund të sjellin drejtësi këtu, por gjithashtu do të ndërmarrim masa kur bëhet fjalë për interesat kombëtare të popullit britanik dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Pyetje: Ishin SHBA-të që morën një vendim të tillë ndaj biznesmenë e politikanë. A ka pasur ndikim nga SHBA në marrjen e këtij vendimi apo ishte vendim i pavarur i Britanisë?
Përgjigje: Qeveria britanike i merr këto vendime plotësisht në mënyrë të pavarur, në interes të vendit tone; dhe kur njerëzit nuk konsiderohen më të dobishëm për të mirën publike të popullit britanik. Kjo është mënyra si i marrim këto vendime dhe kështu do të vazhdojmë t’i marrim.
Pyetje: Cili është problemi me Damir Fazllic, fakti që ju e konsideroni si një lidhje të papërshtatshme me zotin Berisha, cili është problemi me këtë personazh?
Përgjigje: Klodiana, nuk do t’ju habisë fakti që kur çështjet janë objekt procedimi ligjor, nuk do të hyj në detaje për persona individualë, por thjesht do të ritheksoj se këto çështje do të trajtohen në përputhje me shtetin ligjor; sipas proceseve që kemi shumë qartë në Britaninë e Madhe; dhe ato procese do të ndiqen ashtu siç duhet.
Pyetje: Pavarësisht masave drastike të marra ndaj zotit Berisha ai ka marrë kryesimin e PD, a nuk mendoi se duke mos dhënë detaje, po e bëni më të fuqishëm zotin Berisha?
Përgjigje: Nuk më takon mua të komentoj politikën e brendshme këtu në Shqipëri. Por kjo është një kohë kur besoj se njerëzit në Shqipëri kanë një shans për të bërë zgjedhjen e tyre. Ne presim me padurim zgjedhjet lokale dhe më pas zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe shpresojmë dhe i bëjmë thirrje popullit dhe partive që të zgjedhin kandidatë të lirë nga krimi dhe korrupsioni, në mënyrë që Shqipëria të ndjekë një trajektore pozitive. Mendoj se është shumë e rëndësishme që në funksion të zgjedhjeve vendore, partitë të zgjedhin kandidatë të lirë nga krimi dhe korrupsioni.
Pyetje: Fakti që keni marrë një vendim të tillë për zotin Berisha, do të thotë që qeveria juaj ka një vendim të tillë, apo dosje , apo prova. A do ti përcillen këto prova institucioneve të qeverisë shqiptare
Përgjigje: Përsëri, theksoj se nuk do të komentoj për raste individuale. Natyrisht, ne kemi një partneritet midis institucioneve të drejtësisë këtu dhe institucioneve të drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar. Aty ku ka kërkesë për ta bërë këtë, por nuk do të komentoj për raste individuale.
Pyetje: Berisha ju etiketoj si një burokrat të korruptuar, a keni një përgjigje?
Përgjigja: Nuk kam ndërmend të bëj komente konkrete veçse të them se në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrohen, ne e dimë që politikanët ndonjëherë bëjnë akuza dhe përpiqen të bëjnë deklarata në mbështetje të qëllimeve të tyre politike. Ky nuk është roli i ne diplomatëve, dhe si ambasador britanik, unë jam këtu për të përfaqësuar qeverinë dhe popullin britanik. Do të sigurohem të bëj këtë. Do t’i shpjegoj sa më qartë politikat e qeverisë britanike. Por nuk më takon mua të shkëmbej akuza apo komente.
Pyetja: Akuza kaq të forta a mund të anashkalohen kaq lehtë?
Përgjigja: Siç thashë, roli im këtu është të përfaqësoj qeverinë dhe popullin britanik dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë.
Big like zoti Ambasador i UK-se.
Ky Britaniku ka pamje si ky imi hahahahahaha Komplet rrot kari
Te gjitha pergjigjet Perbindeshi i Korruptuar i Vicidolit, Doktor Sali Mortja, do t'i marre shume shpejt ne Gjykaten e Popullit.
Ambasadori i Britanisë është diplomat, njeri i ditur, i mençur dhe dinjitoz. Ai nuk merret me qenefer si Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha dhe Meta kanë gjetur vend në ekranet qenef dhe faqet e gazetave shqipfolëse, antishqiptare.
Eh Sali Kerrma,e nxorre koken kur tu prek interesi,qe je Kelysh Komunisti i Keq.Tamam si Babai yt shpirteror,Bac Enveri,sa tu prek interesi,Amerika dhe Anglia jane Funderrima tani per ty.Shkerdhat plak,nuk e kuptoj kush jane ato Idioter qe te vine nga mrapa.Ja fitove,kush do te presi ne takime,nga do i hypesh arroplanit,dhe kto Idiotrat te besojne se po e mori ky ose ai do ma heqin Non Graten.Kafshe me emrin Demokrate te Rithemelimit:Po me Saliun,Tritanin e prasit,Like Spiunin e Florinit,Monika Karakurven,Grida e Santosit,Klevisi i Spiunit Fahri Balliu,Paloqe Memecin,etj,po me keto Funderrima do vini ju ne pushtet.Ptuh,fare e ndyre,te gjithe jeni me Preardhje Komuniste,me keq se PS.
Përkthim me Google Translate, vk...
King dukesh si ushkar dezertor, shko futu ne ndonje vaske galvanizimi se je ndrushk i gjalle.
Do ishte mirë që edhe tv dhe gazetat Mos mereshin me kriminelet e korruptuar, por i ka blere të gjithë me hit apo pahir.
Shqiperise I duhen gjyqtare e prokurore te huaj...gjithashtu nje drejtor tatimesh, dogane dhe KLSh je mundesisht dhe Ildkpi....nese do kishte dhe guvernator do Ishte super...ndryshe aty asgje nuk do ndryshoje....
Shto edhe nje kryeminister, kryetar parlamenti dhe president. Me pak fjale shqiptaret nuk bejne dot shtet. I ka hyre osmanlliku ne ADN. Diku ambasadori i nje vendinishte njeri me integritet moral e politik. Sot jane kthyer ne pacavure qe as per te fshire kembet nuk vlejne
Sa mire ky Po Biden, si pret e i jep doren Xhackes dhe shpurres se hajduteve qe duhet te jene ne burg
Si u Kata-Ndiset (Fjale kjo Greke qe ka lidhje me veshjen,i Leckosur) o Pellazagare Osmanllinj tju ofendoje nje Ambasadore nje figure historike si Berisha. "I Mire" apo i Keq eshte person qe ka qene ne krye. Bile i consideruar si "Burre Shteti" nga keta. Mbaroi lengu. Te perdorin dhe te shtrydhin si Lejmon pastaj. Populli (popola ital) thote I Zoti e nzjer Gomarin nga balta. You prisni qe Gomari tju ndihmoje si Zoterinj" qe jini. Ku jini you qe nuk you pelqejne Me emrat Turq. E declaroni fare hapur qe nuk jane "Te bukur"! Nuk beni pyetjen se si i kishit te pakten priudhen (period angl) 1100 vjecare Greke Bizantine dhe cfare Glosa (gluhe) flisnit. As Mesharin e Gjon Buzukut te krijuar qellimisht neper bodrumet e Papes armiqce te Pirros se Epirit nuk you a japin se dalin Mashtrimet historike. As Fjalorin e Markos Bocaris nuk you a japin me rreth 400 fjale edhe ato latinisht. A nuk you ben pershtypje perse francezi Pukevilli i mbushi Mendjen Bocarit per ate fjalor dhe per "Famen" e fallsufikuar ne France te Tij? E "kaluat" Lumin 500 vjet mbi shpatullat e Kaurreve te Derrit. Tani erdhi rradha tuaj you te Privilegjuarit (Privileg) ne kurriz te Persekutuarve (Persecution). Tju considerojne thjesht nje Pashallek ashtu sic you krijuan (criate) ne 1913en ne kurriz te Kombit Greko-Ilyre. E mbushet Vorio Epirin e Kastriotit me mijera xhamija o te Mallkuar. Ndryshuat edhe vend (land angl) lindjen e Iroas (Heroit "shqip") tuaj Jorgios Kastriotis nga Emathia ne Mat! Me shume interesoheni (interested) per kufijte e Generalit fashist Telinit deri ne Prevezen Osmane. Kurse per Polisin ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos Kostantinopolis qender kjo e Epiroteve nga mori edhe flamurin (fllug angl) Greke te Bizantit Kastrioti as qe you intereson! Kini Nostalgi (nostalgic) per Sulltanin se sa per ish Kombin tuj Greko-Ilyre? Bile e quani Stamboll! Sic quani Polisin (keshtu quhej nga Ilyret jo Qitet italisht nga Cita) ne Nder te motres se Megas Aleksandros Thesalo-Nika Selanik! Keta jini you.
Ti ambasakar merru me azilant ekonomik ku vetem muajt e fundit kane ardhur atje 12.000 te deklaruar e sa kane hyre pa dijenin e shtetit pra keta ikin se ketu ka korrupsion krim pa siguri nga qeveria banditeske edviniste me shume shqipo azilant se ukrahina qe eshte ne lufte? Na e shpjego pak tani ti ka mbi 10 vjet qe qeveris ai i imi i gjati ndaj i ke dhurat keta "azilant" ta ndyejn vendin tend me drog e krim keshtu qe ti hiç mos u merr me te korruptuar koqe dashi