Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: E pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur! UÇK s’do mundet nga padrejtësia!

4 Prill 2023, 16:23Politika TEMA

Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: E pagëlltitshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në ditën e dytë të gjyqit ndaj katër ish krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka komentuar deklaratën e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ku thekson se patjetër që ato janë të pafajshëm dhe se UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia.

Në postimin e tij kreu i qeverisë ka postuar një foto të Thaçit, me mbishkrim nga fjalët e tij në seancën e sotme gjyqësore në Hagë.

“ SIGURISHT QË PO!

Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh!

MEGJITHATË UÇK NUK DO TË MUNDET NGA PADREJTËSIA ”, shkruan Rama.

 

11 Komente

  1. D
    Drejtesia e munguar

    Rugova luftonte me "paqe"... Serbët shekulnin me rrënjë familjet shqiptare. Mbeturinat pas Rugovës kërkojnë hakmarrje pse bashkëpunuan me sërbët dhe tregonin pozicionet e UÇKës duke menduar se do fitonin teren politik në popull... Sa të shpifur...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Vetem kur ta kuptoje Thaci se kush e do gjate ne burg atehere do heshte Rama.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ani

        Shpresojm qe kesaj qeshtje ti jepet nje zgjidhje pasi eshte vertet e turpshme

        Përgjigjjuni
        1. O
          Olsi

          Jeni nder te vetmit qe e ngrini zerin per te mbrojtur kosoven.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eno

            Lirim sa me te shpejt te gjithe te akuzuarve

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beni

              Ju lumte zoti kryeminister qe gjithmone jeni ne krah te te vertetes

              Përgjigjjuni
              1. A
                Armand

                Respekt Kryeminister qe po i mbron Vlerat e luftes jo vetem para shqiptarëve po para botes mbar

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Joni

                  Shume rrespekte per ju zoti kryeminister qe I jepni nje mbeshtetje kaq te madhe Kosoves.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                    Deklarate e pamatur e kryeministrit.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Goni

                      Shpresojme qe te vendoset drejtesia ne kosove

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Joni

                        Urojme qe thaci te lirohet sa me shpejt

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje