Aleatët ‘kryqëzojnë’ Berishën - Alimadhi: S’doni t’ia dini për ne pas zgjedhjeve! Ju merrni financime, po ne që marrim pak vota pse jo

5 Dhjetor 2025, 13:22Politika TEMA
Aleatët ‘kryqëzojnë’ Berishën - Alimadhi:

Kreu i PD Sali Berisha u ul sot në tryezë me aleatët për të marrë propozimet e tyre për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, mirëpo, këta të fundit kishin kritika.

Pas Nard Ndokës, edhe kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi kishte kritika për Berishën, të cilit i tha se pas zgjedhjeve, PD ‘s’do t’ia dijë dhe mbyll telefonin”.

“Na lejoni ta shtrimë pak më shumë takimin sepse dihet nga problematikat që ne kemi, na bie rrallë rasti se para zgjedhjeve ju na ftoni dhe më pas nuk na pyesni ose e mbyllni telefonin dhe s’doni t’ia dini për ne. Është e çuditshme. Kam një bashkëpunim për 20 vjet dhe se kam gjetur një respekt të tillë. E them me keqardhje.

Pa një bashkëpunim që personalisht e kam ngritur në çdo takim opozitar, bashkëpunimi në nivel lokal me kryetarët tanë të opozitës asnjëherë nuk është realizuar. Ju mendoni dhe flisni për Ramën, ai ka kapur sistemin dhe fati jonë jo i mirë prodhon këto mandate. Tani te sistemi është shumë problem kjo.

Unë personalisht, e mora mandatin dhe kam qenë i vetmi deputet me kohë të pjesshme dhe e kam kundërshtuar. Mos thoni ju se nuk bashkëpunoni. Nuk është e mirë të na e vini ne, se edhe ata ishin kandidatë ku të zgjedhur vendosën nga lista e PD. Pra kam qenë i vetmi që kam kundërshtuar dhe nuk kam votuazr thuajse asnjë ligj dhe kam qenë opozitari i vetëm. “, tha ai.

Mes të tjerash, ai permendi edhe faktin që partitë e mëdha marrin financime ndërsa partitë e vogla kanë gjithashtu një të drejtë të tillë. Kritik ishte edhe te vota e diasporës, teksa tha se i kishte paralajmëruar se nuk ishte përgatitur infrastruktura e duhur, por s’u dëgjua.

“Financime merrni, komisionerët i keni të gjitha i keni, po ne të shkretët çdo të bëjmë. Duhet tu ofrojmë votuesve një alternativë që të mos preke buxheti i shtetit. A është e drejtë, unë marr 5-6 mijë vota. I kam votues, si të mos financohem. Është e padrejtë. Jua thashë edhe kur isha anëtar i Komisionit të Reformës, edhe unë jam taksapagues i këtij vendi. Koha televizive, është sëeish sipas partive parlamentare. Ne jemi bërë gangrenë në të gjithë botën, rezultati del pas 7 ditësh. Shtoni grupet e numërimit që të dalë rezultati sa më parë. Ju thashë që nuk është përgatitur infrastruktura për votuesit nga jashtë por nuk më dëgjuat.”, tha ai.

2 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Po se iu pergjigje vete pyetjes. Merr pak vota keshtu qe merr pak leke. Une te sugjeroj mos te luash me me kukulla dhe te gjesh nje pune prej verterti se ne kete vend 1 ne 3 persona jane politikan si puna jote.

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Ky hunderri i partise balli kombetar eshte i uritur per pula fshati se i kujtohen pulat qe rrembenin nga qymezet e fshatareve gjate luftes na-cl kur u bashkuan me nazistet kunder partizaneve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje