Frikës së Sali Berishës për mbështetjen që mund të fitojë Ervin Salianji mes demokratëve i shtohet edhe një tjetër element. Ish-deputeti ka tejkaluar kreun e PD-së në kërkimet në Google të bëra ditët e fundit.
Të dhënat e Google Trends, të publikuara nga eksperti i IT-së Besmir Semanaj, tregojnë se nga data 5 nëntor- 4 dhjetor, qytetarët kanë shfaqur interes më të madh për Salianjin sesa për vetë kreun e partisë, bën me dije Shqiptarja.com.
Për më tepër, kjo rritje e interesit e bën Salianjin figurën e parë brenda kësaj partie që tejkalon liderin e saj.
Kjo rritje e kërkimeve për Salianjin vjen në një kohë zhvillimesh të rëndësishme brenda PD-së. Kjo rritje vjen vetëm dy ditë pasi ish deputeti ka nisur Foltoren e tij, me takimin e parë të mbajtur në Durrës.
Aty, ai mblodhi një numër të konsiderueshëm demokratësh dhe figurash të partisë, që duket se janë të zhgënjyer nga situata aktuale dhe kërkojnë një analizë të thellë dhe ndryshim brenda PD-së.
Ky Salianji eshte sponsorizim i Grida Dumes dhe grupit te tv Klanit dhe te horrave te tjere te gazetarise e opinionisteve qe populli po i urren me shume se politikanet
Kush beson se SALIanji eshte fryma e re ne PD eshte thjeshte i shkeputur nga realiteti. Sa te jete gjalle ai tjetri harrojeni qe dikush do guxoje ti dale kunder. Eshte teatri i rradhes per te genjyer delet qe demokracine e kerkojne akoma te PD-ja.
Nuk behet PD me Salka e Babalka, ajo ka vdekur.