“Takimet e Salianjit dhe Berishës, pa asnjë objektiv të qartë politik”, Kthupi: Artikulojnë teza elektorale, por jo për hallin e PD

5 Dhjetor 2025, 09:03Politika TEMA
“Takimet e Salianjit dhe Berishës, pa asnjë objektiv të

Foltoret e Sali Berishës dhe lëvizja e fundit e Ervin Salianjit janë veprime pa strategji, pa platformë të qartë dhe mbi të gjitha pa asnjë rezultat. Kështu u shpreh juristi Rezart Kthupi, i ftuar në emisionin “Real Story”.

Sipas tij, si Berisha, ashtu dhe Salianji artikulojnë teza që më shumë kanë lidhje me çështjet elektorale se me vetë problemin që ka Partia Demokratike.

Ai shtoi se këto takime janë pa asnjë objektiv të qartë politik.

“Për mua është gjithçka  shfaqej, por pa përmbajtje. Po të shoshësh  fjalimin e atyre që ishin në Durrës, të Berishës sot, janë fjalime që merren me pushtetin e Edi Ramës, qeveria e korruptuar. Nëse bëhet fjalë për ngritje të PD, ti merresh me PD, dmth tezat duhet të trajtojnë problemet që ka sot Partia Demokratike.

Një lëvizje që nis, duhet të këtë një objektiv dhe një platformë. Fjalimet fokusohen të gjithë te korrupsioni i qeverisë, kjo nuk është tezë për takimet në parti, por është tezë elektorale.

U mblodhën të gjithë, por pa produkt. Kush është produkti? Çfarë u arrit?

Këta që ishin në mbledhje çfarë morën mbrapsht. Pa objektiv politik.”, tha ai.

1 Komente

  1. L
    Ladi

    Respekte Kthupi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje