"Berisha duhet të hapë rrugën për të rinjtë, nuk vjen dot kurrë më në pushtet!"

5 Dhjetor 2025, 08:40Politika TEMA
"Berisha duhet të hapë rrugën për të rinjtë,

Preç Zogaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke folur për lëvizjen e re që ka nisur brenda PD, deklaroi se Berisha duhet të largohet për t'i hapur rrugën të rinjve, pasi nuk vjen dot më në pushtet. 

"Një lider partie, që rri gjatë në parti, gjithmonë ka mbështetës. Partia shkon pas kryetarit. Kush mendon se të gjithë votat janë të mijat, është gabim. Basha, si kryetar ka marrë më shumë vota se kryetari Berisha pra 2021 dhe 2025. Një kryetar largohet nga partia, jo se nuk ka mbështetje, por për ti krijuar mundësi të bëhet shumicë në shoqëri. Sali Berisha thotë kam votat në parti, ai mund ti ketë gjithë jetën ato vota. Këta që kanë marrë më shumë vota, kanë më shumë vota qytetarësh se anëtarët demokratë.

Kjo është një parti në zvoglim dhe alternativa mbetet kryetari. Këta edhe po të bëjnë diversitet, jam skeptik se do të ketë rezultat me Berishën kryetar.

Çdo demokrat që del me votë të lirë dhe të barabartë, në zgjedhje ku Berisha mban distancë, secili që del në krye, e mund qeverinë. Çdo socialist që del në krye të PS, e mund Sali Berishën. 

Kështu janë punët në Shqipëri. Edhe elektorati ka intuitë. Nuk do të kthehet. Berisha do të kishte bërë më mirë, të jetonte me meritat dhe lavdinë që la. Nuk kthehet dot

Berisha duhet të hapë rrugën, ka të rinj e të reja, kjo gjeneratë nuk duhet të digjet", tha Zogaj. 

2 Komente

  1. r
    raul

    Vampiri 82vjecar me 27akuza mbi kurriz e ka marre rrugen e mutit qysh me 14maj 2023 dhe me nongrata nga dy fuqite me te medha te botes dhe me humbjen madheshtore almagojore kujtimhamshore xhelalimedashnore xhelalimegamor ngafarkaderinevore te 11 maj 2025 ai e ka prere bileten per kete dynja dhe eshte ne grahmat e fundit ne politike derisa te rrezohet nga vete demokratet para pranveres 2026 kur mbaron dhe levizja e kundershtareve te brendshem .

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtari.

      O Prec ca jane keto teza " duhet te hape rrugen " kur ate e votojne perse duhet te hape rruge.Rruga cahet me zotesi kush te jete i zoti le ta sfidoje ate.Jk po ik ti se do vije une. Njelloj sic thote doktori " ik ti edi se erdhi koha e jone." Keshtu qe i bie qe per cdo gje te mbajme rradhe me shishe qumeshti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje